16.2 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

6 dobi shumë të spikatura të gjumit të hershëm të natës

Më të lexuarat



1- Kështu ndiqet shembëlltyra e Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem), i cili flinte në fillim të natës, zgjohej në fillim të gjysmës së dytë dhe falte atë që iu ishte shkruar, e pastaj flinte.

2- Trupi e merr hisen e tij të pushimit. Gjumi në fillim të natës është më i dobishëm për trupin, më i rehatshëm dhe më qetësues.

Ibn Kajimi (Allahu e pastë mëshiruar mëshiruar!) ka thënë: “Gjumi në fillim të natës është më i lavdëruar dhe më i dobishëm se ai në fund të saj.”

3- Aftësia për t’u zgjuar në fund të natës për namaz dhe për të kërkuar falje (istigfar), sepse trupi e ka marrë hisen nga gjumi.

Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë: “…E ai që sigurohet se do të ngrihet për namaz nate, në pjesën e fundit të natës, le ta falë vitrin në pjesën e fundit të saj, ngase namazin në pjesën e fundit të natës e dëshmojnë (melekët) dhe është më i vlefshëm.” (E shënon Muslimi)

Nuk ngrihet në fund të natës kush, përveç atij që ka fjetur në fillim të saj.

4- Aftësia për t’u zgjuar për namazin e sabahut me shumë lehtësi dhe gjallëri.

5- Aftësia për të përmendur Allahun (dhikër), për t’i lexuar dhikret (e sabahut) dhe pjesën ditore nga Kurani pas namazit të sabahut.

6- Shkuarja në punë me zell, gjallëri dhe elan

Këto janë dobitë më të spikatura të gjumit të hershëm. Dhe sikur të mos kishte asnjë dobi, përveç ndjekjes së shembullit të Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem), do të mjaftonte.

O Zot, na mundëso ta ndjekim shëmbëlltyrën e Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem) dhe na bëj të vdesim duke ndjekur sunetin (udhëzimin, rrugën) e tij. Vërtet TI je Fisnik dhe Bujar.

Prof. dr. Bender Abdeliu
Përktheu: Burim Koçinaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit