0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

E kujt është përgjegjësia e sigurisë së atdheut?

Më të lexuarat

Nga: Dr. Aid El Karni

E kujt është përgjegjësia e sigurisë së atdheut?

Kushdo që jeton mbi dheun e vendit të tij, që shijon të mirat dhe dobitë e tij është  përgjegjës për sigurinë e tij. Siguria e atdheut është detyrë e shenjtë dhe një mesazh i lartë dhe detyrim fetar sepse kjo siguri në radhë të parë është në dobinë tënde pasi të bën të ndihesh i sigurt për veten tënde, për nderin, pasurinë, për shoqërinë, për arritjet dhe lavdinë tënde. Siguria është një nga mirësitë më të mëdha që na i ka përmendur Allahu xh.sh. duke thënë: “Ai i cili i furnizoi me ushqim dhe i siguroi nga çdo frikë”. (Surja El Kurejsh).
Nuk mund të ketë jetë pa siguri sepse siguria është një nga shtyllat e lumturisë dhe suksesit. Pikërisht për këtë Profeti a.s. ka thënë: “Kush e gdhin ditën duke qenë i sigurt në familjen dhe pasurinë e tij, gëzon shëndet të plotë dhe e ka të siguruar ushqimin e asaj dite është njësoj sikur ti jenë dhënë të mirat e gjithë dynjasë”. Vetë Ibrahimi a.s. i është lutur Allahut xh.sh. që ti japë siguri vendit të tij: “O Zoti im, bëje këtë vend të sigurt”.
Çdonjëri prej nesh është përgjegjës për sigurinë. Drejtuesi i vendit ka për detyrë ruajtjen dhe mbrojtjen e atdheut, garantimin e sigurisë për qytetarët e vendit të tij, mbajtjen e drejtësisë mes njerëzve ashtu siç i tha Hurmuzani Omerit r.a. kur e pa të flinte gjumë nën hijen e një peme pa caktuar roje për ta ruajtur: “Ke gjykuar me drejtësi, ndihesh i sigurt dhe prandaj të ka zënë gjumi”.
Siguria është përgjegjësi edhe e dijetarit të fesë, ftuesit, profesorit, intelektualit, shkrimtarit dhe poetit. Të gjithë duhet që ti druhen Zotit secili në fushën e vet duke ecur në rrugën e të mesmes. Tek ne nuk ka vend për idetë e devijuara ateiste, as për devijimet dhe risitë ne fe sepse Allahu xh.sh. na ka urdhëruar që ti përmbahemi të mesmes në çdo çështje dhe pa e tepruar por edhe pa lënë gjë mangët. Allahu xh.sh. thotë: “E kështu ju kemi bërë umet të mesëm”.
Po ashtu edhe media ka përgjegjësinë e saj, qoftë ajo e shkruar, e dëgjuar apo e shikuar. Ajo duhet që të përcjellë idetë e ndritura dhe mendimet e sakta duke pasur për qëllimin bashkimin dhe unitetin e umetit duke mbrojtur shenjtërinë e mesazhit të përjetshëm, sigurinë e atdheut, afrimin e zemrave.
Përgjegjësia e sigurisë bien mbi çdo individ të shoqërisë, qoftë ai nëpunës shtetëror, tregtar, doktor, inxhinier, ushtar, bujk, apo çdo lloj profesioni tjetër sepse Profeti a.s. e ka përshkruar shoqërinë duke e krahasuar me një anije në të cilën kanë hipur të gjithë dhe të gjithë janë përgjegjës për sigurinë e saj. Nëse lejojmë ndonjë mendjelehtë që ta shpojë atë atëherë anija do të mbytet dhe bashkë me të do të mbytemi të gjithë.
Ne kemi një projekt islam qytetërues rinovues dhe duhet që ta ruajmë dhe të pastrojmë atë sepse para projektit të njësimit të Zotit dhe unitetit ne kemi qenë fise të përçara dhe në armiqësi me njëri-tjetrin dhe nuk duam që të kthehemi edhe një herë aty ku kemi qenë. Allahu xh.sh. thotë: “Dhe mos u bëni si ata që u përçanë pasi u kishin ardhur argumentet e qarta, ata do të kenë dënim të dhembshëm”
Detyra e parë e shtetit është që të mbrojë fenë e vërtetë larg ekstremeve sepse në preambulën e shpalljes së shtetit tonë thuhet se ai është shtet mysliman që ndjek librin e Allahut dhe traditën e profetit të Tij. Prandaj duhet ta respektojmë të gjithë këtë besëlidhje të shenjtë dhe të fortë sepse islami është zgjedhja e Zotit për ne k, është mesazhi dhe krenaria jonë mes gjithë popujve të botës dhe ne do ta vadisim atë edhe gjak sa herë që të jetë nevoja. S’kemi zgjedhje tjetër përveç nderit që na ka bërë Allahu xh.sh. duke na zgjedhur si vendin ku zbriti shpallja dhe mesazhi i Tij, na bëri kible për gjithë botën, pikënisja e dritës dhe tokën e Muhamedit a.s.
Atëherë nuk na ngelet gjë tjetër veçse të jetojmë sipas rregullave që ka vendosur për ne Allahu xh.sh.
Çdo qytetar i këtij vendi ka të drejta dhe detyrime. E drejtë e tij është që të bëjë një jetë të mirë dhe të jetë i sigurt ku ti garantohet jetesa dhe të jetojë i sigurt dhe i stabilizuar. Atij duhet ti hapen dyert e punësimit, të novacionit dhe prodhimit dhe të pjesëmarrjes aktive dhe të dobishme. Por ai ka për detyrë që të këshillojë të tjerët, ti largohet përçarjes dhe të përpiqet të kontribuojë për unitetin, të mbrojë atdheun dhe të ndihmojë në ndërtimin dhe zhvillimin e tij.
Vetëm me anë të sigurisë bëhet i mundur zhvillimi, përparimi i shkencës, ndërtimi dhe lulëzimi, prodhimi dhe puna serioze dhe frytdhënëse. E nëse humbasim sigurinë atëherë mbaron edhe jeta e mirë dhe shoqëria .
Prandaj le të kontribuojmë të gjithë për një jetë të sigurt dhe të qëndrueshme që ngrihet mbi dashurinë, vëllazërinë dhe respektin e ndërsjellë, mbi drejtësi, mbi dhënien të drejtave dhe kryerjen e detyrave duke u bërë ortakë si në suksese ashtu edhe kur dështojmë: “E përkujtojeni mirësinë e Allahut që pasi ishit armiq i afroi zemrat tuaja dhe me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër”.
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit