30.6 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Hurmat arabe, miniera vitaminash

Më të lexuarat

Nga: ardhmeriaonline

Hurmat arabe, miniera vitaminash

Sa herë që viziton një familje arabe, është bërë traditë që përveç kafesë, të serviren dhe hurmat arabe. Pothuaj të gjithë arabët mbajnë hurma në shtëpitë e tyre. Për shkak të dobive të shumta, hurmat zënë një vend të konsiderueshëm edhe në traditën profetike. Profeti Muhamed (a.s) ka thënë:”Kush ha esëll shtatë kokrra hurme nga ato të Medines, është i mbrojtur nga magjia”.
A e dini se:
Ushqimi dhe ilaçi më i dobishëm për astronautët është hurma arabe?
Fijet e holla, që gjenden përreth trungut të hurmës (palmës), janë detergjenti më i mirë, pasi e mbrojnë lëkurën nga sëmundjet e ndryshme?
Nëse hurmat zihen në ujë dhe ky ujë pihet, ai gëzon zemrën e mërzitur?
Hurmat e Medines janë mbi gjashtëdhjetë lloje dhe mbeten hurmat më të mira në të gjithë botën?
A e di se çdo 16 gramë hurma, përmbajnë 318 kalori, kundrejt 315 kalori që kanë 100 gramë mjaltë!
Një kokërr hurmë e vetme të furnizon me kaloritë e nevojshme për mundin e një dite plot aktivitet dhe gjallëri.
Ushqimi më i dobishëm që mund të hanë luftëtarët në vijën e frontit, janë pikërisht hurmat, sepse ato i furnizojnë me kaloritë e nevojshme, u japin forcë dhe aktivizojnë gjëndrat mbiveshkore.
Hurma konsiderohet si minierë vitaminash, për shkak se përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D. Kjo, përveç glukozës së lehtë dhe të thjeshtë në përbërje. Hurmat kanë disa vlera shëndetësore, ku ndër to përmendim:
Forcon mëlçinë dhe e zbut atë.
Zbut ashpërsinë e fytit.
Nëse hahet esëll, eliminon askaridet.
Forcon muskujt dhe nervat, si dhe vonon plakjen.
Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.
Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet.
Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.
Besoj se secili prej jush, do të shkojë në treg dhe do të blejë hurma. Urojmë që t’ju bëjnë mirë!

Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit