30.6 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

A vazhdon të jetojë Faraoni?

Më të lexuarat

Nga: ardhmeriaonline

A vazhdon të jetojë Faraoni?

Kushdo që lexon Kuranin, vëren se ai ndahet në tre pjesë:  Histori, doktrinë (akide) dhe morale. Historitë që lexojmë në Kuran janë nga më të ndryshmet, veçse njëra prej tyre përsëritet më shumë se çdo histori tjetër. Ajo është historia e Musait a.s me faraonin. Ajo trajtohet nga këndvështrime të ndryshme. Pyetja që shtrohet është:”Përse përsëritet kaq shpesh kjo histori?!”
Përgjigja:”Kjo histori simbolizon luftën mes drejtësisë dhe shtypjes. Faraoni është simbol i shtypësit dhe diktatorit. Sot, rolin e tij mund ta luajë bashkëshorti, djali, sovrani apo eprori në punë. Sakaq, Musai a.s është simbol i reformatorëve, simbol i drejtësisë. Ai përfaqëson njeriun dhe popullin që kërkon drejtësi. Por Faraoni nuk e lejon ta çojë në fund procesin e reformës së nisur, ai nuk e dëgjon dhe nuk lë mjet pa përdorur për ta penguar. Ai u kërkonte të gjithëve që të besojnë fjalët e tij. “Faraoni tha: “Unë ju tregoj vetëm atë që shoh dhe ju udhëzoj vetëm në rrugën e drejtë”. (Gafir, 29)
Ai paguante me para njerëzit dhe mbështetjen e tyre me qëllim që të ruajë pushtetin. “Dhe kur erdhën magjistarët e Faraonit, thanë: “A do të shpërblehemi, nëse fitojmë?” Faraoni tha: “Po, dhe do të jeni nga më të afërmit e mi”. (Araf, 113-114)
Një mjet tjetër ishte edhe eliminimi fizik, ku nuk bënte dallim mes burrave, grave dhe fëmijëve. “Faraoni u përgjigj: “Meqenëse jemi sundues mbi ata, Ne do t’i vrasim djemtë e tyre dhe do t’i lëmë gjallë gratë e tyre”. (Araf, 127)
Sot, ne jemi dëshmitarë që historia e faraonit përsëritet në përmbajtjen e saj. Ajo që ndryshon janë vetëm personazhet e saj. Zoti e shpëtoi trupin e faraonit, duke e nxjerrë nga deti, me qëllim që të shërbejë si mësim dhe argument për të gjithë diktatorët dhe zullumqarët.
“Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket”! (Isra, 81)

Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit