2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pakti i Medinës

Karta e Medinës

Më të lexuarat

Pakti i Medinës përbën themelin e shtetit të të drejtave civile dhe kushtetutën e parë civile në Islam, si dhe tregon për largpamesinë dhe mëshirën e të Dërguarit të Allahut a.s. si Profet dhe burrë shteti.
Në librin “Çelja e Krijuesit” Ibn Haxher el Askalani thotë:
“Duke i bashkuar këto njoftime arrijmë në përfundimin se kjo kartë e përmendur përshinte të gjitha këto që përmendëm dhe secili transmetues përcjell një pjesë të tyre, ndërsa formulimi i më i plotë i kësaj kartë është përcjellë nga rruga e transmetimit të Ebu Hasanit siç e sheh. Allahu e di më mirë.”
Duket mjaft qartë se pjesët e shkëputura në pjesën më të madhe të rasteve përputhen si tekskt me atë që përcillet në lidhje me tekstin e kartës. Gjithashtu këto pjesë mbulojnë pjesën më të madhe të neneve të kësaj karte që ka të bëjë me detyrimet e muslimanëve karshi njëri-tjetrit, mes muhaxhirëve dhe ensarëve me njëri-tjetrin, por nuk ka asnjë shenjë që të flasë për prezencën e disa neneve që kanë të bëjnë me ndonjë marrëveshje me çifutët. Kjo e vërtetë mbështet idëne se në origjina kanë ekzistuar dy karta dhe jo një e vetme dhe se marrëveshja që mbahej në e varuar në dorezën e shpatës së të dërguarit të Allahut a.s. dhe që më pas ra në dorën e Aliut r.a. është po e njëjta që ka të bëjë me marrëveshjen mes muhaxhirëve dhe ensarëve.”
Në këtë mënyrë bëhet e qartë se i dërguari i Allahut a.s lidhi një aleancë mes ensarëve dhe muhaxhirëve në një kartë të veçantë për ta, ndësa marrëveshjen me çifutët e bëri në një kartë tjetër. E para është kryer pas luftës së Bedrit ku janë përcaktuar detyrimet e palëve ndaj njëra-tjetrës, ndërsa e dyta është kryer para luftës së Bedrit që me ardhejen e të dërguarit të Allahut a.s. në Medine, por historianët i kanë bashkuar me njëra-tjetrën këto dy dokumente.”
Unë do të përcjell tekstin e plotë të kartës dhe pak më parë kemi folur shkallën e saktësisë dhe forcës së saj:
Teksti i kartës
1- Kjo është një marrëveshje prej Muhamedit (të dërguarit të Allahut) mes besimtarëve dhe muslimanëve nga fisi kurejshit dhe banorëve të Jethribit, ndjekësve të tyre dhe atyre që luftojnë bashkë me ta.
2- Ata janë një ymet i vetëm në dallim nga njerëzit e tjerë.
3- Muhaxhirët nga fisi Kurejsh do t’i shlyejnë mes tyre detyrimet e gjakut për të afërmit e tyre dhe do të shpagojnë me drejtësi mes besimtarëve për njeriun e tyre që është zënë rob lufte apo që është i pafuqishëm.
4- Fisi Benu Auf do të shpagojnë për të afërmit e tyre sipas shpagimit në periudhën e injorancës dhe secila palë do të shpagojë të pafuqishmit me mirësi dhe drejtësi mes besimtarëve.
5- Benu Harithi (Bin Hazrexhi) do të shpagojnë për të afërmit e tyre sipas shpagimit të periudhës së injorancës dhe secila palë do të shpagojë të pafuqishmit me mirë dhe drejtësi mes besimtarëve.
6- Fisi Benu Saide do të shpagojnë për të afërmit e tyre sipas shpagimit në periudhën e injorancës dhe secila palë do të shpagojë të pafuqishmit me mirësi dhe drejtësi mes besimtarëve.
7- Fisi Benu Xheshm do të shpagojnë për të afërmit e tyre sipas shpagimit në periudhën e injorancës dhe secila palë do të shpagojë të pafuqishmit me mirësi dhe drejtësi mes besimtarëve.
8- Fisi Benu Nexhar do të shpagojnë për të afërmit e tyre sipas shpagimit në periudhën e injorancës dhe secila palë do të shpagojë të pafuqishmit me mirësi dhe drejtësi mes besimtarëve.
9- Fisi Benu Amër bin Auf do të shpagojnë për të afërmit e tyre sipas shpagimit në periudhën e injorancës dhe secila palë do të shpagojë të pafuqishmit me mirësi dhe drejtësi mes besimtarëve.
10- Fisi Benu En-Nebiti do të shpagojnë për të afërmit e tyre sipas shpagimit në periudhën e injorancës dhe secila palë do të shpagojë të pafuqishmit me mirësi dhe drejtësi mes besimtarëve.
11- Fisi Benu Eus do të shpagojnë për të afërmit e tyre sipas shpagimit në periudhën e injorancës dhe secila palë do të shpagojë të pafuqishmit me mirësi dhe drejtësi mes besimtarëve.
12- Besimtarët nuk lihen pa përkrahje derisa t’i jepet sipas nevojës për të shpëtuar veten (nga vrasja) apo për shpagimine gjakut. Besimtari nuk lidh marrëveshje me një mvartës të një muslimani tjetër pa lejen e tij.
13- Besimtarët bashkojnë duart e tyre kundër atyre që u bëjnë padrejtësi apo që kërkon diçka padrejtësisht, ose kërkon t’i dëmtojë, të armiqësohet me ta apo të bëjë trazira mes besimtarëve. Duart e tyre duhet të jenë bashkë kundër tyre edhe nëse armiqësorët janë fëmijë të ndonjërit prej tyre.
14- Muslimani nuk e vret një musliman për një jobesimtar dhe as nuk e ndihmon një jobesimtar kundër një besimtari.
15- Mbrojtja e Allahut është një dhe përfshin edhe më të dobtin dhe besimtarët përkrahin njëri-tjetrin ndryshe nga njerëzit.
16- Ata çifutë që na ndjekin do të ketë ndihmën dhe përkrahjen tonë, nuk do t’u bëhet padrejtësi dhe as nuk do të jepet ndihmë kundër tyre.
17- Paqja për besimtarët është një e vetme dhe nuk i jepet paqja një besimtari duke përjashtuar besimtarin tjetër në luftën në rrugën e Allahut, por u jepet në mënyrë të barabartë dhe të drejtë mes tyre.
18- Çdo grup që del për të luftuar bashkë me ne (duhet të kthehet sërish në luftë derisa të) ndiqet nga një tjetër (që të zërë vendin e saj).
19- Gjakrat e besimtarëve që derdhen në rrugën e Allahut janë të barabarta.
20 (a)- Besimtarët e devotshëm i përkasin udhëzimit më të mirë dhe më të drejtë.
20 (b)- Asnjë idhujtar të mos strehojë pasuri të kurejshëve apo ndonjërin prej tyre dhe as të mos i ndihmojë ata kundër një besimtari.
21- Kush vret një besimtar pa asnjë të drejtë merret dhe vritet, vetëm nëse të afërmit e të vrarti kënaqen me shpagimin (dijen). Kësaj i përmbahen të gjithë muslimanët dhe nuk i lejohet që veprojne ndryshe derisa të kjo zbatohet kundër tij (vrasësit).
22- Nuk i lehohet një besimtari që ka pranuar atë që është shkruar në këtë kartë dhe që beson tek Allahu dhe dita e fundit që të ndihmojë një vrasës apo ta strehojë atë. Kush e bën këtë mbi do të rëndojë mallkimi i Allahut dhe zemri i Tij deri në ditën e Kijametit. Prej tij nuk pranohet asnjë pendesë dhe as shpagim për gjynahun ë berë.
23- Sado që të keni mosmarrvëeshje për diçka zgjidhja e saj duhet t’i referohet Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
24- Çifutët do të shpenzojnë bashkë me besimtarët për aq kohë sa janë luftëtarë.
25- Çifutët e Beni Aufit janë një popull me besimtarët. Çifutëve u përket feja e tyre dhe për muslimanëve feja e tyre, të afërmit dhe vetja e tyre , përveç atij që i bën padrejtësi vetvetes, i cili nuk i bën padrejtësi tjetërkujt veç vetes së tij dhe pjesëtarëve të familjes së tij.
26- Çifutëve të Beni Nexharit u përket ajo që u përket çifutëve të Beni Aufit.
27- Çifutëve të Beni Harith u përket ajo që u përket çifutëve të Beni Aufit.
28- Çifutëve të Beni Saide u përket ajo që u përket çifutëve të Beni Aufit.
29- Çifutëve të Beni Xheshmit u përket ajo që u përket çifutëve të Beni Aufit.
30- Çifutëve të Beni Eusit u përket ajo që u përket çifutëve të Beni Aufit.
31- Çifutëve të Beni Thalebes u përket ajo që u përket çifutëve të Beni Aufit, përveç atij që i bën padrejtësi vetvetes, i cili nuk i bën padrejtësi tjetërkujt veç vetes së tij dhe pjesëtarëve të familjes së tij.
32- Po kështu edhe Xhefnetu, një bark nga fisi i Thalebëse, është i barabartë si ata vetë (në këtë kartë).
33- Çifutëve të Beni Eusit u përket ajo që u përket çifutëve të Beni Aufit, për mirë dhe jo për keq (të bashkëpunojnë për mirë dhe jo për keq).
34- Po kështu edhe të afërmit e fisit të Thalebëse janë të barabartë si ata vetë.
35- Po kështu të afërmit e çifutëve janë të barabartë si ata vetë.
36- Askush mos të dalë jasht vetëm me lejen e Muhamedit.
36 (b)- Të mos i ruajnë plagët e hakmarrjes dhe kush vret ka vrarë për veten dhe familjen e tij, përveç kundër atij që bën padrejtësi dhe se Allahu është me të mirën që i përmbëhet kësaj karte.
37- Çifutët do të përballojnë shpenzimet e tyre dhe muslimanët shpenzimet e tyre dhe se secila palë do të ndihmojë tjetrën kundër atij që e lufton këtë kartë dhe se ata duhet të këshillohen dhe të bashkëpunojnë për mirë dhe jo për keq.
38- Askush nuk ngarkohet me faj për shkak të aleatit të tij dhe se ndihma i përket vetëm atij që i bihet në qafë.
39- Jethribi nga brenda është i shenjtë për ata që janë pajtuar me këtë kartë.
40- Fqinji është si vetja, nëse nuk bën dëm dhe gjynah.
41- Askujt nuk i jepet besa për mbrojtje veçse me lejen e atyre që marrin pjesë në kartë.
42- Çdo gjak apo grindje mes atyre që janë pajtuar me këtë kartë, prej së cilës është frika se mos krijon trazira, duhet që t’i kthehet për gjykim Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe se mbështetja e Allahut është për atë që e zbaton më mirë këtë kartë.
43- Kurejshët dhe ata që i ndihmojnë ata nuk merren në mbrojtje.
44- Të ndihmojmë njëri-tjetrin kundër atyre që sulmojnë Jethribin.
45- Nëse (çifutët) thirren në një marrëveshje (me një palë tjetër) atëherë le të pajtohen me ta dhe se nëse ata (besimtarët) thirren për të njëjtën gjë mund të pajtohen (me palën që u kërkon marrëveshje) dhe ata (pala me të cilën pajtohen çifutët) përfitojnë nga detyrimet që kanë besimtarët, përveç atyre që luftojnë fenë.
46- Secila palë do të mbulojë shpenzimet për pjesën që i takon.
47- Çifutët e Eusit, të afërmit dhe vetet e tyre i përmbëhen asaj që i përmbëhen palët e kësaj karte me mirësi ndaj tyre, në bashkëpunim për mirë dhe jo në të keqe. Gjithkush që bën diçka e bën për veten e tij dhe se mbështetja e Allahut është për atë që e zbaton më mirë këtë kartë.
48- Kjo kartë nuk përjashton (ndëshkimin e) asnjë të padrejti apo gjynahqari. Kush del është i sigurtë dhe kur qëndron në Medine është i sigurtë përveç atij që bën padrejtësi apo shkelje. Allahu nuk mbron vetëm se njeriun e mirë dhe të devotshëm dhe Muhamedi është i dërguari i Allahut.
Perktheu: Genc Plumbi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit