11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

A mund të destabilizojë BE-në anëtarësimi i dy vendeve nga Lindja?

Më të lexuarat

Të gjithë e duan, por sa mban Unioni?

Për më shumë se një dekadë BE-ja është dukur si një klub i mbyllur, me shumë vende që presin me durim në radhë për t’u anëtarësuar. Megjithatë, nën presionin e pushtimit rus të Ukrainës, shumëçka ka ndryshuar. Në dhjetor, BE vendosi të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat.

“Për arsye të qarta BE-ja tani e sheh zgjerimin si një mjet për më shumë siguri. Buxheti mbetet një pjesë integrale e negociatave, por mund të mos jetë domosdoshmërisht faktori vendimtar”, tha për DË Thu Nguyen, zëvendësdrejtor i qendrës së pavarur të mendimit me qendër në Berlin, “Center Jacques Delors”.

Interesi praktik i Brukselit për zgjerimin drejt lindjes shoqërohet nga shqetësimet e vendeve anëtare dhe të qytetarëve evropianë për humbjet e mundshme ekonomike. BE-ja shpenzon pjesën më të madhe të buxhetit të saj për zhvillimin rajonal dhe bujqësinë. Shtetet anëtare më pak të pasura marrin më shumë para nga arkat evropiane sesa paguajnë. Tetë vendet që kërkojnë anëtarësim janë të gjitha më të varfëra se 27 shtetet anëtare ekzistuese.

Pranimi i Ukrainës do ta gjunjëzonte BE-në ekonomikisht

Për Jasna Pejoviccin nga Mali i Zi, anëtarësimi në BE do t’i jepte vendit të saj “legjitimitet më të madh”. Mali i Zi aktualisht është ndër kandidatët kryesorë për anëtarësim në BE me 80% të popullsisë në favor të anëtarësimit në familjen evropiane. Me një popullsi prej vetëm 630,000 banorësh, Mali i Zi konsiderohet një vend i vogël, si shumë të tjerë në Ballkanin Perëndimor dhe sigurisht që nuk do t’i bënte një barrë të rëndë buxhetit të BE-së.

Pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të ofronte perspektiva të rëndësishme ekonomike për miliona njerëz, me një kosto të menaxhueshme për BE-në. Megjithatë, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë qenë kandidate për anëtarësim në BE për më shumë se dhjetë vjet a më shumë.

Kohët e fundit një vend i ri kandidat u shfaq në horizont: Ukraina. I goditur rëndë nga pushtimi rus, vendit iu dha statusi i kandidatit në qershor 2022. Më i populluari (38 milionë banorë) dhe më i varfëri nga të gjitha vendet kandidate, megjithatë, është një ndryshim i lojës, thotë Nathalie Tocchi, këshilltare e politikës së jashtme të BE-së, “për shkak të madhësisë, sektorit bujqësor, pasurisë dhe, mbi të gjitha, për shkak se është një vend në luftë, rindërtimi i të cilit kërkon të paktën 500 miliardë euro”.

Përfshirja e të gjitha vendeve kandidate, 256 miliardë lekë

Për disa shtete anëtare, kjo do të nënkuptonte konkurrencë të padëshiruar në tregun e vetëm. Polonia, për shembull, është sot një nga prodhuesit më konkurrues të ushqimit në BE, 20 vjet pas anëtarësimit në 2004. Nëse Ukraina do të anëtarësohej në BE, primati i Polonisë do të kërcënohej, sepse njësitë bujqësore të industrializuara të Ukrainës eklipsojnë ato evropiane.

Sipas një studimi të brendshëm nga Këshilli Evropian, anëtarësimi i të gjitha vendeve kandidate do t’i kushtonte BE-së 256 miliardë euro, ndërsa vetëm Ukraina do të merrte 186 miliardë euro nga fondet evropiane gjatë shtatë viteve, pa përfshirë kostot e rindërtimit të vendit. Thu Nguyen vlerëson megjithatë se “ndikimi ekonomik nuk do të ishte aq i lartë sa sugjerojnë disa të dhëna”.

 Megjithatë, eksperti nuk është në gjendje të thotë saktësisht se nga do të vijnë paratë shtesë për financimin e zgjerimit: “Ka të ngjarë që ato të vijnë nga shtetet aktuale anëtare. Është gjithashtu e mundur që BE-ja të mbledhë paratë e veta përmes burimeve të reja. Për shembull, aktualisht ka diskutime për një taksë mbi plastikën ose një mekanizëm të rregullimit të karbonit”.

Disa nga vendet anëtare të BE-së po avancojnë procesin e anëtarësimit me shpejtësi të paparë. Nëse do ta arrijnë apo jo qëllimin e tyre do të varet nga përbërja e ardhshme e Parlamentit të ri Evropian që do të zgjidhet në qershor. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit