-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ndikimi Global i Agjërimit

Më të lexuarat

Shinasi Gyndyz

Në veprën e Olivier Roit, Globalizimi i Islamit: Në kërkim të një umeti të ri (London: Hurst Company 2004), ai përpiqet të zbulojë perspektivat e reja që muslimanët janë duke ndjekur në botën e ndarë mes perëndimorizimit dhe neo-fundamentalizmit. Titulli i librit, që është njësoj goditës si përmbajtja e tij, thekson se Islami është një realitet global, ose një realitet që po bëhet globalisht i pranueshëm. Aktualisht, muslimanët po e bëjnë të ndjeshme praninë e tyre në botën e sotme. Në axhendë nuk janë vetëm fushatat kundër islamit, apo pushtimet dhe konfliktet e orkestruara në Lindjen e Mesme, por gjithashtu edhe muslimanët me adhurimet dhe besimin e tyre islam. Si rrjedhim, pothuajse nga të gjithë theksohet se profecitë e fillim-shekulli të XX-të, të misionarëve të krishterë dhe orientalistëve perëndimore, që Islami ishte i destinuar të zhdukej, ose që nuk kishte më asgjë për t’i ofruar njerëzve, nuk janë përmbushur. Përkundrazi, influence islame në botë është një realitet në rritje që duhet pranuar. Ndërsa për disa kjo rritje duhet shoqëruar me masa parandaluese kundër islamit, ose me politika të veçanta të hartuara për muslimanët, për të tjerët është një çështje që ngjall kuriozitet dhe interes për Islamin.

Është e ditur se vitet e fundit, Islami dhe muslimanët janë bërë pjesë e axhendave, veçanërisht në shoqëritë perëndimore, përmes manipulimeve të ndryshme dhe të herëpashershme, në përpjekje për të krijuar një imazh negativ. Bashkë me këtë, është një realitet i pamohueshëm që në perëndim, ku mbizotëron stili i jetës dhe zakonet shekullare, individualizmi, hedonizmi, dhe filozofi të ngjashme gërryejnë vlerat tradicionale dhe morale çdo ditë e me shumë, muslimanët, që përbëjnë “tjetrin”, bashkë me vlerat islame, po ngjallin përditë e më shumë kuriozitet dhe interes tek njerëzit. Aq e përhapur është kjo dukuri, sa edhe në vende me islamofobi të përparuar ku ka publikime që ofendojnë Profetin Muhamed a.s, interesi dhe kurioziteti për Kur’anin është në rritje. Madje vlerësohet që publikimet islame, veçanërisht përkthimi i kuptimit të Kur’anit, është duke i tërhequr lexuesit në shifra rekord. Sigurisht që në suazat e të tilla zhvillimeve, nuk mund të mos përkujtojmë premtimin e Allahut në Kur’an, që drita e tij do të plotësohet dhe që Profeti Muhamed është dërguar si mëshirë për njerëzit.

Mund të shihet qartë që vlerat dhe format islame të adhurimit, janë shndërruar në fenomen global falë muslimanëve që në një formë apo tjetrën janë të pranishëm në të gjithë botën, duke mos hezituar të bëjnë të ndjeshme praninë e tyre, përmes vlerave që përfaqësojnë. Së fundmi, kjo mund të shihet qartë në atmosferën e krijuar pothuajse në të gjithë botën gjatë muajit të Ramazanit. Po dëshmojmë se njerëzit po përpiqen të kuptojnë, faktikisht, të përjetojnë Ramazanin bashkë me muslimanët, në të gjithë botën, e veçanërisht në vendet perëndimore. Kjo është një përpjekje për të zbuluar botën, besimin dhe emocionet e përjetuara nga muslimanët që agjërojnë Ramazanin, si dhe për të kuptuar efektet pozitive që agjërimi ka tek njerëzit. Duke iu rikthyer axhendës së Islamit, ka diskutime mbi efektet pozitive të formave islame të adhurimit, si bamirësia dhe dhënia e zekatit gjatë Ramazanit. Faktikisht, nuk mbaron me kaq. Edhe nëse një person është jomusliman, ai ulet bashkë me muslimanët në sofrën e iftarit, si dhe iftare përgatiten për muslimanët, sidomos në shoqëri ku ata janë në minoritet. Të tjerë agjërojnë si muslimanët. Empatia ndaj muslimanëve bie në sy gjatë këtij muaji, më shumë se kurrë. Si duhet ta vlerësojmë diçka të tillë? A duhet ta shpjegojmë si një përpjekje për të ujitur vlerat bazike të Islamit, si zhveshje të Islamit nga esenca, apo si një zgjatim të fushatave të “zbutjes” së muslimanëve të organizuar në nivel global? Apo si një mundësi që Islami të arrijë tek më shumë njerëz, përmes përballjes së tyre me vlerat islame të cilat po përbrendësohen dhe mirëkuptohen gjithmonë e më shumë në botën e sotme? Është e vërtetë që intriga të ndryshme, por edhe plane po organizohen kundër muslimanëve dhe Islamit. Pavarësisht kësaj, është gjithashtu fakt që Islami dhe vlerat islame po rrisin influencën e tyre në botë.

Ramazani, agjërimi, iftari dhe vlera të tilla islame jo vetëm që i mundësojnë muslimanët të ndihmojnë njëri-tjetrin, të ndjejnë simpati mes tyre dhe të purifikojnë shpirtrat, por përmes këtyre vlerave krijohet mundësia për t’u takuar dhe njohur me të tjerët, si dhe për t’ju treguar atyre bukurinë e Islamit. Përmes muslimanëve të shpërndarë në të gjithë botën, njerëzit kudo kanë mundësinë të njohin Islamin dhe të kuptojnë muslimanët. Si përfundim, Ramazani dhe agjërimi, që sipas fjalëve të Zotit iu ishte bërë obligim edhe paraardhësve tanë, na krijon një mundësi të pakrahasueshme që jo thjesht të pastrojmë shpirtrat tanë si muslimanë, por gjithashtu të shprehim dhe të shpjegojmë Islamin. Është përgjegjësi e çdo muslimani ta mirëpërdorë këtë mundësi…

Burimi: www.lastprophet.info

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit