3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ekonomia Shqipëri-Kosovë, përpjekje për përmirësim

Më të lexuarat

Zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik dhe financiar midis Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë qëllimi kryesor i forumit 3-mujor të “Curiaëeb”.

Projekti i shtrirë në periudhën kohore 1 Shtator-30 Nëntor 2013, synonte të thithte mendimet më të mira të ekspertëve, shoqërisë civile, publikut të gjerë për zgjerimin e fushave të bashkëpunimi mes dy vendeve. Në mbyllje të projektit, moderatori i “Curiaëeb” Adrian Civici theksoi se ky projekt i hap dyert të tjera projekteve të këtij formati, duke synuar eliminimin e monopolizimit të marrjes së vendimeve vetëm nga qeveria. Ndërsa sipas drejtorit të Shtetiëeb.org, Ardian Hackaj, interesi dhe mendimet në forum kanë qenë në nivele tejet të larta. Nevojën e qeverisë për të marrë mendime nga ekspertë, e vlerësoi edhe zëvendësministrja e Ekonomisë, Brunilda Paskali. Në forum janë regjistruar rreth 71 anëtarë dhe 61 prej tyre kanë dhënë kontribute të qenësishme për hapësirën ekonomike Shqipëri-Kosovë. Deri më tani marrëveshjet midis dy vendeve kanë qenë vetëm nuk kuadër politik dhe ende nuk është bërë ansjë hap konkret për të nxitur ekonominë. /dita/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit