1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

700 xhamitë i përgjigjen thirrjes së BIK-ut për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Më të lexuarat

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, në të gjitha xhamitë e vendit pas namazit të xhumasë, ka organizuar aksion për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri,.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame për Prishtinë Hetem Sopjani tha që të gjitha të hollat e grumbulluara do të dërgohen në xhirollogarinë bankare të Bashkësisë Islame në Shqipëri.

Ai shtoi se të gjithë besimtarët myslimanë kanë vendosur që të ndihmojnë për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

“Është një fakt shumë interesant që sot të gjithë besimtarët sot në ditën e xhuma kemi vendosur që sado pak mundësive tonë të japim kontributin tonë përmes xhamive tona. Me siguri që është një nismë shumë e mirë dhe është përkrahja e të gjithë besimtarëve të cilët kanë dashur të ndihmojnë këtyre personave të cilët janë të goditur nga tërmeti”.

Sopjani shtoi që shqiptarët më shumë se kurrë janë mobilizuar dhe janë bashkuar për të ju ndal në ndihmë, ai tha që ndihmat nuk do të ndalen me kaq, por do të vazhdojnë.

“Besoj që fuqishëm dhe bindshëm jemi mobilizuar dhe kemi dhënë atë çka kemi pas mundësi për të ju dal në ndihmë këtyre banorëve, vëllezërve dhe motrave tona. Shpresoj te Zoti që mos të ndodhin më tërmete dhe fatkeqësi të ndryshme natyrore dhe shpresoj që në vendin tonë të mbretërojë harmonia paqja harmonia dhe çdo herë e mira. Sigurisht qe me këto ndihma do të vazhdojmë edhe herëve të tjera sepse nuk kanë munguar asnjëherë”.

Rami Micaj tha që kjo është një nismë shumë e qëlluar dhe duhet ndihmuar me aq sa janë mundësitë, raporton Ekonomia Online.

“Po duke u nisur prej asaj se edhe ata i kemi vëllezër sepse edhe ata na u kana gjet në ditë të vështira. Kjo është një nismë shumë e qëlluar nismë shume me vend që të ju ndihmojmë me aq sa kemi mundësi me disa lek as sa na kushton zemra sepse i kemi vëllezër sepse jemi të një gjaku dhe kemi një komb sepse kjo ka ndodhë prej natyrës dhe duhet me i ndihmuar patjetër”.

“Kemi qenë të bashkuar gjithmonë si në situata të rrezikshme ashtu edhe në situata gjatë luftës i kemi pas vëllezër. Po na dhemb zemra dhe shpirti kur po i shohim ato viktima ato rrëmuja dhe shkatërrime por çka vjen prej Zotit duhet me pranuar, tha Micaj.

Micaj shtoi se ka edhe prej atyre që i keqpërdorin ndihmat por nuk mund të fajësohen të gjithë

“Mal pa ujk nuk ka. Sepse aty janë populli i përzier dhe ka disa që duanë me prish atë mirësinë dhe ndihmën tonë, por nuk duhet me ju besuar shumë sepse gjithkund mund të ndodhin këto ashtu si në luftë ka njerëz që bëjnë kësi gjëra, por nuk duhet krejt me i përfshi sepse janë vetëm dy vet dhe nuk mund të përfshihen krejt sepse nuk është e vërtet. Po duhet mu kujdes dikush sidomos shteti shoqatat humanitare duhet mu përgjigj secila”.

Kadri Krasniqi tha që është një nismë shumë e qëlluar dhe të gjithë ata që e ndjejnë vetën mysliman dhe shqiptarë duhet të ndihmojnë, raporton EO.

“Së pari mendimi im personal është që është një nismë shumë e qëlluar dhe besoj që të gjithë shqiptarët kudo që e ndien vetën që janë mysliman dhe shqiptarë të gjinden pranë këtij momenti që vërtet populli ka nevojë të tregojmë atë solidaritetin tonë dhe mos të ndalen për kësi lloj ndihmash dhe kësi lloj fatkeqësish. Ju lumtë Bashkësisë Islame dhe të gjithë tjerëve që kanë marr pjesë në këtë ndihmë”.

“Normalisht që gjithandej ka kësi lloj gjërash që njerëzit i keqpërdorin këto gjëra ne nuk dimë personalisht që mund ta veçojë por mund të ketë por duhet të ja lëmë shtetit shqiptar që të angazhohet më shumë në këtë punë edhe mos të neglizhojë dhe t’i keqpërdor”, shtoi Krasniqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit