13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

SA PARA DUHET TË KENË FËMIJËT?

Më të lexuarat

Me anë të parave të xhepit duhet të ndiqet një synim i rëndësishëm: fëmija duhet të ketë mundësinë të ushtrojë një kontakt të matur e të përshtatshëm me paratë. Paratë e xhepit nuk duhet të jenë të kushtëzuara paraprakisht, as të jenë si një shpërblim për ndihmën (normale) në amvisëri, e as të shkurtohen ose të reduktohen si një lloj dënimi. As paratë që u jepen fëmijëve për notat e mira që kanë marrë nuk kanë kuptim; sepse nota e mirë vetë është një shpërblim, edhe atë për një rezultat të cilin e ka fituar vetë për veten e tij. Me siguri nuk do t’ju shkojë mendja që, nëse fëmija ju sjell ndonjë notë 3-4 ose edhe më të ulët, ai do të duhet t’ju paguajë juve diçka (për mossuksesin e tij), apo jo? Një punë e suksesshme (në përputhje me stafin arsimor dhe me ju) mund të shpërblehet në fund të semestrit me një “çmim të posaçëm” simbolik.

Fëmija mund ta mësojë kontaktin me paratë vetëm atëherë kur ai vetë do të mund t’i zotërojë (posedojë) këto para dhe kur nuk do të duhet të japë llogari për to. Mund të ndodhë që fëmija t’i harxhojë paratë menjëherë dhe për pjesën e mbetur të muajit të mos ketë më para (atëherë mund të rekomandohet që paratë e xhepit t’i jepen në krye të çdo jave), mirëpo ka edhe fëmijë që mund t’i kursejnë të gjitha. Një kasë personale është shumë me rëndësi për raportin me paratë. Po ashtu me rëndësi është që edhe në shtëpi të flitet për paratë. Fëmijët duhet të kuptojnë se edhe ju si prindër duhet të kurseni për t’i plotësuar dëshirat tuaja dhe se ju duhet të punoni për t’i pasur ato. Prandaj, edhe shuma e parave të xhepit nuk mund të jepet thjesht në mënyrë të përgjithshme, porse duhet të përshtatet me gjendjen financiare të familjes. Prindërit duhet që paraprakisht të merren vesh me fëmijët / të rinjtë se për çka do të duhej të përdoreshin paratë dhe për çka ekziston një “llogari ekstra”, p.sh. për veshmbathje ose për të ngrënë jashtë.

Te të rinjtë rekomandohet që paratë të futen në një konto (xhiro llogari), që të mos mund të shpenzohen. Përmes parave të xhepit fëmijët mund të mësohen të harxhojnë vetëm aq para sa kanë në dispozicion. Në fillim mund të mos shkojë gjithçka mirë: ndodhin gabime prej të cilave fëmija mëson mjaft. Mos u zbutni për shkak të një kase të zbrazur dhe të një fëmije të zhgënjyer! Tregojini atij se si mund të ndahen (planifikohen paratë) më mirë dhe mos i jepni atij ndonjë paradhënie (kapar) ose ndonjë kredit, sepse me këtë ju e mësoni fëmijën tuaj që njeriu mund të jetojë vetëm në bazë të kushteve të tij dhe që borxhet të bëhen pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Kjo e zhvillon tek ai idenë se përherë do të ketë dikush që do ta nxjerrë nga halli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit