Të bëjmë një shëtitje në njërën ndër vendbanimet e fundit të neandertalëve në Evropë dhe vendin ku do të gjeni më shumë se 300 lloje shpezësh dhe majmunët (macaco) të vetmit në Evropë.
Gjibraltari, apo “Kepi i Tarikut”, është territor britanik, i cili ndan Spanjën me Marokun, ndërsa pjesët tjera janë të rrethuara nga Deti Mesdhe dhe Oqeani Atlantik.
Shtrihet në një sipërfaqe të vetme prej 6.7 km² katrorë, ndërsa banojnë rreth 30.000 banorë. Pozicioni gjeografik cilësohet si tepër strategjik për faktin se kontrollon hyrjen e anijeve në Detin Mesdhe.
Statusi i Gjibraltarit është subjekt i kontestit katërshekullor mes Spanjës dhe Britanisë së Madhe.
1. Gjibraltari ka vetëm 29 kilometra rrugë. Ekzistojnë vetëm dy destinacione: Tuvalu dhe Ishulli i Kokosit (ka më pak zhavorr). Automjetet lëvizin në anën e djathtë, për dallim nga Britania e Madhe.
2. Me gjithë territorin që ka, e ka vendin e vet në Listën e trashëgimisë të UNESCO-s. Shpella e GorHamit, pjesë e kompleksit prej katër shpellave detare, është njëra ndër risitë më të mëdha në Listën e UNESCO-s të vitit 2016. Është njëra ndër vendbanimet e fundit të neandertalëve në Evropë dhe përmban gravura të vjetra 39.000 vjet, të cilat shpesh përshkruhen si një ndër shembujt më të hershëm të artit abstrakt.
3. Nazistët e patën dëshiruar. Operacioni Feliks ishte shifra për pushtimin e Gjibraltarit në Luftën e Dytë Botërore. Hitleri ka biseduar me gjeneralin Franko për idenë dhe plani është lejuar, mirëpo Franko në fund megjithatë i bie pishman. Hitleri gjoja pas bisedës me liderin spanjoll, ka deklaruar: “Më me qejf do t’i nxirrja katër dhëmbë se sa të shkoja edhe në një takim me këtë njeri”.
4. Xhamia më jugore në Evropë gjendet në Gjibraltar. Xhamia e Ibrahim-al-Ibrahimit është dhuratë e Mbretit të Arabisë Saudite (prej 5 milionë funtesh) dhe njëra ndër më të mëdhatë në territor jomysliman. Shumica e banorëve të Gjibraltarit ishin të mllefosur kur u ndërtua në vitin 1997.
5. James Bond ka qenë në Gjibraltar. Gjibraltari gjendet në dy filma. Ai është vendi ku gjoja është varrosur Bondi në det në filmin Vetëm dy herë jetohet në vitin 1967 dhe Aroma e vdekjes në vitin 1987.
6. Njëra ndër pistat më të çuditshme në botë gjendet pikërisht në Gjibraltar. Mungesa e bazës së rrafshët pistën e vetme në Aeroportin e Gjibraltarit e kanë ndarë me rrugën më të qarkullueshme (Avenyja “Winston Churchill”). Rruga mbyllet çdoherë kur aeroplani duhet të fluturojë apo të aterrojë.
7. Ka gjuhën e vet. Në Gjibraltar flitet gjuha llatino dhe paraqet një përzierje të çuditshme të gjuhëve andaluziano-spanjolle dhe angleze, me disa fjalë portugeze dhe malteze, dialektin mesjetar të Gjenovës dhe madje të prejardhjes hebraike. Kur i dëgjoni, ju duket që në mes të fjalisë jeni duke ndryshuar gjuhën.
8. Vendi i vetëm në Evropë ku mund të gjenden majmunët e egër. Rreth 300 majmunë pasardhës nga Afrika Veriore shëtisin në rezervatin natyror në Gjilbartar dhe herë pas herë marrin ushqim nga çantat e turistëve.
9. Parajsë për ornitologët, transmeton Telegrafi. Më shumë se 300 lloje kalojnë Gjibraltarin derisa udhëtojnë nga Afrika për në Evropë.
10. Atraksionet nëntokësore. I tërë Gjibraltari është i shpuar me tunele të cilat janë ndërtuar si sistem i mbrojtjes gjatë rrethimit, mirëpo më i njohuri është tuneli i Rrethimit të madh, si edhe tunelet nga Lufta e Dytë Botërore.
11. Kabinat e njohura të kuqe telefonike. Gjibraltari është vërtet si pjesë e Britanisë së madhe nën Diell, me kabinat e kuqe telefonike, rojtarëve dhe kafeneve të shumta të lira.
12. Është shumë i thatë. Nuk ekzistojnë lumenj, as rrjedha uji. Uji i shirave duhet patjetër të mblidhet dhe të ruhet në rezervuarë nëntokësorë.