9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Për shkak të telefonave mobilë të ndjeshëm në prekje, jemi bërë të pandjeshëm në prekje! Ja përse

Më të lexuarat

Shfrytëzuesi mesatar gjatë ditës mban rreth dy orë (saktësisht 119 minuta) shikimin të fiksuar për ekranin e mobilit të vet, ndërkaq personit të dashur i përkushton kujdes vetëm 97 minuta.

Sa herë ju kanë nevrikosur njerëzit në vendkalim të këmbësorëve, të cilët nuk shikojnë përreth vetes, por shikojnë në telefon! Apo kur dikush ju fton për të pirë një kafe, ndërkaq tërë kohën dërgon porosi SMS, apo lexon në Facebook?

Besojmë se një pjesë e madhe e tyre, edhe derisa janë duke e lexuar këtë tekst, e mbajnë telefonin në dorë, apo me një sy shikojnë në drejtim të tij, transmeton Telegrafi.

A ka rëndësi informacioni se shfrytëzuesi mesatar gjatë ditës mban rreth dy orë shikimin të fiksuar për ekranin e mobilit të vet, ndërkaq personit të dashur i përkushton kujdes vetëm 97 minuta.

Sipas hulumtimeve të bëra, secili nga ne shpenzon tri orë në ditë duke telefonuar, duke shkruar apo duke shfletuar postën elektronike. Brenda një jave në aparatin celular i kalojnë 21 orë, gjatë një muaji madje katër ditë, ndërkaq gjatë një viti 48 ditë.

A keni menduar ndonjëherë që atë kohë keni mundur ta kaloni me personin e dashur apo në shoqëri të miqve tuaj të dashur?

Është fakt dëshpërues që edhe shumica më me dëshirë e kalojnë kohën në botën virtuale (Twiter, Facebook), sesa të bisedojnë me partnerin.

Herën tjetër, mendoni mirë para se të “kapni” celularin në dorë, nëse dëshironi të mos ju shikojë me hidhërim personi i dashur, apo mbase ndonjë nënë brengoset për shkak se e përdorni pa masë celularin derisa jeni duke ngrënë drekën, apo derisa jeni duke e drejtuar veturën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit