1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ҫfarë dispozite në sheriat ka zekatulfitri dhe ku qëndron urtësia e zekatul-fitrit?

Më të lexuarat

Ҫfarë dispozite në sheriat ka zekatulfitri?

Zekatul-fitri është vaxhib për çdo mysliman sipas hadithit të Ibën Abasit radijAllahu anhuma i cili thotë: “Ia ka obliguar i dërguari i Allahut myslimanëve zekatul-fitrin një s’aë1 me hurma, apo një s’aë me drithë; për robin dhe të lirin, për mashkullin dhe femrën, për të voglin dhe të madhin dhe ka urdhëruar që të jepet para se të dalin njerëzit në namazin e bajramit”.

Ku qëndron urtësia e zekatul-fitrit?

Zekatul-fitri, si lëmoshë është e veçantë në muajin e Ramazanit dhe duhet të jepet nga fundi i këtij muaji, por edhe para se të mbarojë muaji, gjegjësisht para namazit të bajramit, ajo jepet për pastrimin e agjëruesit nga gabimet që ka bërë gjatë agjërimit. Kjo i ngjan namazit kur, pasi të japim selam themi tre herë estagfirullah [kërkoj falje prej Allahut] d.m.th. për gabimet dhe moskujdesin që bëjmë në namaz. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Zekatul-fitri është pastrim për agjëruesin prej fjalëve të kota, prej vulgarizmave dhe është lëmoshë për të varfrit [të mjerët]. Ai që e jep para namazit, është zekat i pranuar, e kush e jep pas namazit, atëherë ajo është lëmoshë si lëmoshat tjera”. Hadithi është Hasen, shënon Ibën Maxhe dhe Ebu Davudi.

Në këndvështrim tjetër, themi se fitrat jepen edhe për ata që nuk e kanë obligim agjërimin, si fëmijët, të sëmurët etj. Por edhe për foshnjën që ka lindur gjatë muajit të ramazanit.

Kjo për të treguar se lëmosha është nga intuita dhe natyrshmëria e njeriut, pra edhe ata që pranojnë fitra, nëse u bëhen shumë, edhe ata japin, se nga urtësia e kësaj feje është që njeriu të jetë dorëdhënës e jo dorështrënguar.

 

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit