Zyra në veri varet nga vullneti i strukturave ilegale

0
46

Zyra Administrative në veri të Mitrovicës mund të mbetet vetëm projekt në tentativë i Qeverisë së Kosovës, në rast se serbët që e administrojnë aktualisht veriun e qytetit të ndarë nuk e japin pëlqimin për hapjen e saj, shkruan sot Koha Ditore. Analistë politikë që i njohin rrethanat në Mitrovicë, por edhe përfaqësues të partive politike, konsiderojnë se Qeveria nuk do të mund të rekrutojë njerëz për të punuar në atë zyrë, nëse paraprakisht nuk do jetë në gjendje të garantojë sigurinë e tyre. Analisti lokal, Nexhmedin Spahiu, dyshon që Policia e Kosovës, me filozofinë e Qeverisë së tanishme mund të ofrojë një siguri të tillë. Për bindjen e tij ekzekutivi vendës do të duhet të pranojë të dialogojë me udhëheqësit në veri nëse vërtet e ka për synim zgjidhjen e problemit që ekziston në këtë pjesë të shtetit.

“Dialogu duhet të jetë pjesë permanente e filozofisë politike të Qeverisë dhe ai duhet të bëhet me të gjithë faktorët relevantë në shoqërinë tonë, qoftë edhe me ata që nuk e pranojnë shtetin e Kosovës”, është shprehur ai.

Spahiu nuk e ka cilësuar si veprim të mençur të Qeverisë ngutjen për ta shpallur hapjen e zyrës.kohaislame