16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zbulohet kush është bosi i drogës në Ballkan, shqiptari 50 vjeçar

Më të lexuarat

Mediat greke zbardhin detaje të reja për rrjetin shqiptar të trafiku të drogës.

Sipas grekëve kreu i bandës është shqiptari Dhimitër P. 50 vjeç dhe jeton në Belgjikë.

Dhimitër P. ka shtëpi në Belgjikë, Tiranë dhe Athinë, ndërsa në emrin e tij ekzistojnë edhe llogari bankare në Belgjikë, Tiranë dhe Athinë. Ai njihet me pseudonimin “Walter”.

Mediat greke zbulojnë se anëtari i bandës është shqiptari Klement B dhe njihet me pseudonimin “Kelly”.

Ditën e djeshme u zbulua se Klement Balili është shpallur në kërkim nga policia greke.

Banda vepronte në Belgjikë, Holandë, Bullgari, Itali dhe Greqi.

Mediat shkruajnë se kalimi i drogës nga Shqipëria bëhej përmes kamionëve me ilaçe, ndërsa nga viti 2013 policia italiane ka arrestuar 59 persona.

Dhimitri rezulton të jetë pronarë i tre shtëpive në Belgjikë Tiranë dhe Athinë  dhe njëkohësisht i janë gjendur llogari bankare në këto tre shtete.

Llogari 366.000 euro në Greqi, 460,000 euro në Shqipëri, në Belgjikë 100.000 euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit