14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zbulohen mashtrimet e yjeve në Youtube

Më të lexuarat

“Yjet e YouTube po paguhen për të shitur mashtrime akademike”, ka zbuluar një hetim nga BBC.

Më shumë se 250 kanale po promovojnë EduBirdie, me qendër në Ukrainë, e cila u lejon studentëve të blejnë ese, në vend që të bëjnë vetë punën.

YouTube tha se do t’i ndihmonte krijuesit të kuptonin se nuk mund të nxisin sjellje të pandershme.

Sam Gyimah, Ministri i Universiteteve për Anglinë, thotë se YouTube ka një përgjegjësi morale për të vepruar.

Ai tha se ishte i tronditur nga natyra dhe shkalla e videove të zbuluara nga BBC.

“Është qartësisht e gabuar sepse ai po mundëson dhe normalizon mashtrimin potencialisht në një shkallë industriale”.

Hetimi zbuloi më shumë se 1,400 video me një total prej më shumë se 700 milion shikime që përmbajnë reklamat e EduBirdie që shesin mashtrime për nxënësit e shkollave.

EduBirdie është e bazuar në Ukrainë, por synon shërbimet e saj tek nxënësit dhe studentët anembanë globit. /Ora News/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit