5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zbardhet misteri i Kuranit pranë makinës ku u dogj kosovari në Fushë-Krujë

Më të lexuarat

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë gjetur një Kuran pranë vendit ku u dogj makina e Xhafer Osmanit.

Fillisht ata dyshuan se libri i shenjtë i myslimanëve mund të ishte përdorur për të detyruar viktimën për t’u betuar mbi të, megjithatë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se e vërteta është ndryshe.

Dyshohet se libri i shenjtë ndodhej brenda makinës së viktimës dhe ai është hequr prej aty me qëllim që të shmangej djegia nga vetë autorët e kësaj vrasjeje makabre.

Hetuesit dyshojnë se autorët kanë hequr Kuranin nga makina, të cilës do t’i vinin zjarrin me Xhafer Osmanin brenda duke dashur që të mos e digjnin atë.

Ky është edhe shkaku se përse libri i shenjtë është nxjerrë nga makina që do të digjej dhe është lënë me kujdes dhe i pa zhubrosur disa metra më tej.

Organet e hetimit e kanë marrë librin në fjalë duke kërkuar gjetjen e shenjave të gishtërinjve të autorëve të mundshëm nga aty.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit