16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zaev në manifestimin “Bakllavaja e Bajramit” e organizuar nga BFI (VIDEO)

Më të lexuarat

Në organizim të Bashkësisë Fetare Islame, për të tretin vit me radhë u mbajt manifestimi “Bakllavaja e Bajramit”. Të pranishëm ishin kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zv.kryeministri Hazbi Lika, zv.kryeministri Bujar Osmani, ministri Sadulla Duraku, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ministra, përfaqësues të kishës ortodokse dhe asaj katolike, si dhe të korit diplomatik. Bakllavanë nuk erdhën ta provojnë presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Nikolla Gruevski e as lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, tha se kjo është një mundësi e mirë që në një vend të mblidhen persona nga jeta publike dhe se manifestimi në fjalë tashmë është shndërruar në manifestim tradicional.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit