14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Xhuma e përgjakshme në Jeruzalem, izraelitet qëllojnë mbi turmën

Më të lexuarat

Ashtu dhe siç pritej, trazirat kanë shpërthyer këtë të premte rreth kompleksit të xhamisë së shenjtë Al Aksa në Jerusalem, pas përplasjes së qindra besimtarëve me forcat izraelite. Bëhet fjalë për një të vdekur në mesin e palestinezëve dhe dhjetra të plagosur.

Sipas njoftimeve nga terreni ka qenë policia izraelite ajo që ka ndërhyrë ndaj masës së besimtarëve që falnin xhumanë në rrugë.

Gjithçka vjen pas një javë plot tension, ku autoritetet e Tel Avivit vendosën të mbajnë të bllokuar hyrjen në kompleksin e shenjtë për muslimanët, si dhe të montojnë dedektorë kontrolli.

Gjithçka e pati pikënisjen nga një përplasje me armë mes disa palestinezëve dhe policëve izraelitë, shoqëruar dhe me viktima nga dy palët, incident i ndodhur një javë më parë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit