10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Refuzohet kërkesa për faljen e xhumasë tek oborri i xhamisë së Ibrit në Mitrovicë

Më të lexuarat

Kërkesa e përfaqësuesve të Bashkësisë Islame në Mitrovicë, si dhe disa individëve, drejtuar organeve gjegjëse të veriut për faljen e namazit të xhumasë sot tek vendi ku para luftës ekzistonte xhamia e Ibrit në Mitrovicë, përkatësisht pranë cepit verior të urës kryesore mbi Ibër, nuk është aprovuar. Kjo për shkak se akoma nuk janë krijuar rrethanat e duhura të sigurisë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Burim Veliu. Sipas tij, pas bisedimeve të një grupi të xhematlinjëve, e pastaj edhe të përfaqësuesve të BI-së me organet gjegjëse të policisë së veriut, nuk është arritur një marrëveshje e tillë.

Veliu ka thënë për “KosovaPress” se rreth kësaj çështje ka biseduar edhe me kryetarin e jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për të kërkuar mbështetjen e tij në këtë drejtim.

Në anën tjetër, zv. drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka bërë të ditur se një kërkesë e tillë për faljen e xhumasë ka ardhur nga një grup individësh, përkatësisht tre persona./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit