16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Xhemati i Prishtinës: Politika po na përdorë vetëm për fushatë elektorale, ne ende falemi në shi e borë!

Më të lexuarat

Ndërtimi i Xhamisë së Madhe në lagjen e Dardanisë, tash e pesë vite ka mbetur si projekt në sirtarët e zyrave të institucioneve përgjegjëse, por nuk po realizohet shkruan Kosova Post.

Ndërtim i xhamisë, fillimisht ngriti polemika se ku do të ndërtohet, derisa pas caktimit të lokacionit u ngritën polemika e reagime për arkitekturën e saj, por nuk flet ende askush se kur do të fillojë ndërtimi i saj. Ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Dardani, jo vetëm se kishte krijuar një pamje të bukur në kryeqytet, por do të krijonte kushte të dinjitetshme për xhematin e Prishtinës, i cili në mungesë të hapësirave kryejnë namazin e faljes në rrugë, në borë, shi e temperatura të ulta e të larta.

Gurëthemeli i kësaj xhamie u vu në tetor të vitit 2012 , por kanë kaluar gati 6 vite që kjo çështje ka ngelur vetëm në letër dhe ndërtimi i saj përdoret vetëm për fushatë elektorale, kur partitë kanë nevojë të nxisin elektoratin për t’i votuar, duke u premtuar se do të përfundoj falja e namazit në rrugë me ndërtimin e xhamisë, parcela e së cilës është ndarë nga Komuna e Prishtinës.

Kosova Post sot ishte në terren për të parë nga afër faljen e namazit të xhumasë, derisa bora kishte mbuluar oborret e xhamive të kryeqytetit, ku shumë besimtarë po kryejn faljen e namazit jashtë këtyre xhamive edhe përkundër temperaturave të ulta.

Disa prej tyre u shprehen të zhgënjyer “jemi të lodhur nga diskrimini që po na bëhet. Në vendin tonë ndihemi si emigrantë e jo si qytetarë të këtij shteti që shumë herë na premtojnë se Xhamia e Madhe do na ndërtohet së shpejti” tha B. P i cili përkundër të ftohtit po e vënë koken në sexhden që ka vënë në oborrin e xhamisë për ta kryer obligimin e tij që ka si musliman i devotshëm .

”Marre ju qoftë klasës politikë që sa herë vijnë zgjedhjet na lodhin kryet me premtime boshe se kinse po i vjen fundi faljes së namazit në rrugë”, tha mes tjerash qytetari B. P për Kosova Post.

Ky besimtarë shprehet i zhënjyer me gjithë klasën politike të cilët pas zgjedhjeve harrojnë për premtimet duke i shijuar komoditetin dhe luksin prej një zyrtari fuqiplotë. Shprehë mllef dhe zhgënjim për pa përgjegjësin e institucioneve përgjegjëse për mos ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Dardani, njëri nga qytetarët i cili posa e kreu namazin në rrugë.

Sipas tij, ndërtimi i Xhamisë së Madhe do të ishte një zgjidhje për xhematin musliman të cilët me vite të tëra vazhdojnë të kryejn namazin në rrugë jashtë xhamive për mungesë të hapësirës.

“Ndërtimi i Xhamisë në Dardani gjatë zgjedhjeve qendrore dhe lokale kishte qenë premtim i tyre për të marrë votën e qytetarëve të Prishtinës, por siç shihet ata premtime janë përdorur vetëm për fushatë dhe votë por jo edhe për ndërtimin e saj”, u shpreh qytetari S.B nga Prishtina.

Se ndërtimi i Xhamisë në Dardani ka mbetur peng i mos gadishmërisë së institucioneve relevante, Komunës së Prishtinës, Bashkësisë Islame, për interesa mbase personale thonë disa nga qytetarët të cilët kohë të gjatë tashmë faljen e namazit e kryejn në rrugë, në shi, borë e acar.

“Bashkësia Islame ja hedhë fajin komunës, komuna ja hedhë fajin Bashkësisë Islame, kjo e fundit hedhë fajin në komunë dhe qeverië, në lëtë papërgjegjësi pëson vetëm popullata, qytetarët , të cilët po trajtohen si refugjat, duke u falur në rrugë edhe pse kanë kaluar 20 vite nga lufta”, tha A.SH, duke shtuar se një trajtim të tillë nuk e meritojnë qytetarët e Prishtinës derisa janë tatim pagues.

“A spo ju vjen gjynah sa herë po shkojë në xhumë po sëmurem se spo kam ku mu falë. Vetëm në kohën e zgjedhjeve, përfaqësuesit e partive politike, po na shfrytëzojn duke na premtuar se do të bëjnë zgjidhjen që xhemati të falet në kushtet të dinjitetshme, por ky premtim nuk u realizua as sot e kësaj dite nga askush”, u shprehë qytetari A.SH.

Pra siç shihet me fakte në të gjitha xhamitë e Prishtinës, xhemati falet në rrugë edhe në kushte dimëri ku bora i mbulon e në borë i përulen dhe falënderojnë Zotin e Madhërishëm. Ndërkohë që Xhamia e Çarshisë tash e sa kohë qëndron e mbyllur, nuk dihet arsyeja pse, mbase është afër Kuvendit të Kosovë, i pengon deputetët thirrja e ezanit në kohët e namazit, shkruan Kosova Post.

https://www.youtube.com/watch?v=Zezk3B6YSiw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit