7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Vlera vs antivlera

Më të lexuarat

Mësuesin e vlerësojmë ngase na ndihmon që të largojmë injorancën.
Hoxhën e vlerësojmë ngase na tregon rrugën e drejt.
Policin e respektojmë ngase na ofron siguri.
Gjykatësin e respektojmë ngase na sjell drejtësi.
Mjekun e nderojmë ngase na ndihmon në përmirësimin e shëndetit.

Por, çka nëse gabohet qysh në hapat e parë, duke vlerësuar, respektuar e nderuar të paditurin gjatë rrugëtimit të dijes dhe duke anashkaluar të diturin e të merituarin?!
Nëse punësohet si mësues ai studenti i dobët (përmes lidhjeve partiake apo familjare), atëherë mos prit arsim cilësor dhe mos pyet pse në mesin tonë sot kemi analfabet të diplomuar?!

Nëse hoxhallarët nuk ia japin hakun mësimit të mirëfilltë të fesë, atëherë mos pyet pse në mesin tonë kemi “mysliman” të devijuar apo të indoktrinuar nga qarqet e ndryshme të cilët nuk ia duan të mirën këtij vendi?!

Polici simbolizon sigurinë e vendit. Po flitet se policët tonë nuk janë të korruptuar dhe se janë më të mirët në rajon, gjë që edhe mund të jetë e vërtetë, por nëse ua ndalon faljen në xhami, në fakt lidhen me Zotin, atëherë duhet të përballemi më pasojat shpirtërore.
Nëse nuk merren masa të rrepta ndaj mbylljes së bastoreve, kazinove, klubeve të natës, krimit të organizuar, atëherë mos u befasoni pse popullata jonë po degjenerohet, e në veçanti rinia.

Gjyqtari është shpresa e të dobëtit, i cili pret që drejtësia të vihet në vend. Edhe në këtë institucion kaq të rëndësishëm gjendja aktuale fatkeqësisht lë shumë për të dëshiruar, sepse duke gjykuar të ligun dhe duke përkrahur (mbrojtur) të fortin, atëherë nuk pritet tjetër vetëm se “krimi i organizuar”!

E ç’të themi për mjekësinë si një ndër sektorët më të rëndësishëm të vendit! Kosova ka mjaft doktorë profesionistë, të cilëve nuk po ju jepet hapsirë e mjaftueshme në Spitalet tona, e që për fat të keq shumë prej tyre kanë filluar të largohen nga vendi. Sot qytetarët tonë ndihen të pasigurt, ku kohëve të fundit është edhe njëra nga arsyet për migrimin e shumë doktorëve të cilët tê cilët (nuk )kanë mundur të kenë një të ardhme (karrierë) në vendlindjen e tyre. Duke mos anashkaluar këtu edhe qindra rastet, kur po kërkohet solidarizimi i qytetarëve, më qëllim të dërgimit për shërim jashtë vendit, pasi që në vendin tonë nuk kemi mundësi t’i trajtojmë këto raste.

Andaj, mendoj se kemi ardhur në një gjendje ku çdonjërit nga ne duhet të na trokas në shpirt ndjenja e ndërgjegjes dhe njëherë e përgjithmonë t’iu japin hapësirë dhe perspektivë njerëzve meritor, të cilët kanë vlera dhe zotërojnë profesionet e caktuara.
Shpresojmë që një ditë do të çmohet dhe vlerësohet mësuesi, hoxha, polici, gjyqtari, mjeku e punëtori, sipas vlerave dhe meritave që ka.

Hoxhë Bashkim Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit