9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Verë, birra, mish e muzikë – kjo është ndeja e politkuajëve të Kosovës

Më të lexuarat

Ramiz Lladrovci, kryetari i Drenasit, ka publikuar disa fotografi ku shihet me shumë zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Bashkë me ata në këtë darkë, është edhe Presidenti Hashim Thaçi si dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri që vjen nga radhët e AKR-së.

Tryeza ka qenë e mbushur me ushqim që nga buka, specat e deri tek mishi në një takim në një lokal që është zhvilluar mes presidentit, Thaçi, kryetari të Mitrovicës, Agim Bahtiri e ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku.

Përveç ushqimit aty nuk kanë munguar as pijet alkoolike – birra dhe verë, është shoqëruar takimi ku ka qenë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në një lokal që nuk dihet saktë se në cilën komunë është shihet edhe një fotografi e një vajze që duket me veshje provokuese.

Fotografia është postuar në llogarinë sociale nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ka shkruar se sonte është pjesë e kësaj ndeje edhe Agim Bahtiri.

Pjesë e kësaj ndeje kanë qenë edhe ministri i financave, Bedri Hamza si dhe Hajredin Kuqi që në të kaluarën kishte mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Fotografi nga kjo nejë ka pastuar edhe Bekim Haxhiu.

Kjo shpërfaq edhe njëherë hapur se cilët njerëz i kemi vënë për të qeverisur! 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit