9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Veprat më të mira në Ramazan

Më të lexuarat

1. AGJËRIMI – agjërimi nuk është vetëm të larguarit nga ushqimi dhe pija, por përfshin edhe shmangien nga vepra e mëkatit, zemërimit të Allahut, përgojimit, bartjes së fjalëve, gënjeshtrës dhe vjedhjes.

2. LEXIMI I KUR’ANIT FAMËLARTË – prej veprave më të dashura të Allahut në muajin e Ramazanit është leximi i Kur’anit, kështu që Allahu për leximin e një harfi (shkronje) shpërblen dhjetëfish, ndërsa mund edhe t’ia shumëfishojë kujt të dëshirojë.

3. NAMAZI DHE SHPESHTIMI I TYRE – përveç pesë namazeve obligative, është e sugjeruar që të falen edhe namazet që janë sunnet, nafile, e sidomos namazi i teravisë me xhemat.

4. MBAJTJA E LIDHJEVE FAREFISNORE – është e zakonshme që në këtë muaj të shenjtë të shkëmbejmë vizita midis të dashurve tanë dhe farefisit, e cila pasqyron dashuri të shëndoshë.

5. SADAKAJA (LËMOSHA) – është një nga veprat më të mira që Allahu i shpërblen, qoftë pasuri, ushqim apo veshje. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ishte më bujari në muajin e Ramazanit.

6. PËRMENDJA E ALLAHUT TË MADHËRUAR – dhikri (përmendja e Allahut), tesbihu (madhërimi i Allahut), istigfari (kërkimfalja nga Allahu), janë shpërblim i dyfishuar në Ramazan, kështu që istigfari (kërkimfalja nga Allahu) i hap dyert e furnizimit, e lehtëson shqetësimin, e largon njeriun nga mëkatet dhe e afron kah përmendja e Allahut.

7. ZEKATI – muslimani duhet që në këtë muaj të jep zekatin për nevojtarët dhe të varfërit.

8. ITIKAFI (IZOLIMI NË XHAMI) – muslimani dëshiron të kalojë pjesën më të madhe të kohës në xhami, të falet, të lexojë Kur’an dhe të përmend Allahun, veçanërisht në fund të Ramazanit dhe të kërkojë Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit.

9. GJALLËRIMI I NATËS SË KADRIT – I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u bëri thirrje shokëve të tij për të kërkuar Natën e Kadrit dhe për ta gjallëruar atë. Kjo, sepse Allahu i Madhëruar i ka dhënë nderim të veçantë kësaj nate dhe e ngriti atë për shkak se në gjallërimin e saj ka shpërblime të mëdha dhe përfitime për muslimanët. Allahu do t’i falë ata që janë ngritur për namaz në këtë natë, do t’ua fale gjitha mëkatet e mëparshme.

10. TË ULURIT NË XHAMI DERISA TË LIND DIELLI – është mustehab (e pëlqyer) që të qëndrosh ulur në xhami pas namazit të sabahut deri në lindjen e diellit. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thirrte shokët e tij që të qëndrojnë ulur në xhami.

11. UMREJA GJATË DITËVE TË RAMAZANIT – është njejtë sikur të bësh haxhin për shkak të vështirësive që i ka haxhi në kohën e vet.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Amir Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit