10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Venhar Arifi nga Radusha, hafëzi më i ri në Maqedoni

Më të lexuarat

Më 1 shtator, 2019, Venhar Selam Arifi nga Radusha me sukses të shkëlqyer ka dhënë provimin e Hifzit para Komisionit të Myftinisë së Shkupit. Kanë qenë të pranishëm: Kryetari i BFI Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, myftiu i Shkupit mr. Qenan ef. Ismaili, kryetari i Kuvendit të BFI Fadil ef. Ramadani, myftiu i Gostivarit hfz. Shaqir ef. Fetahu, myftiu i Tetovës dr. Qani ef. Nesimi, myftiu i Shtipit dr. Nasir ef. Rexhepi dhe shumë besimtarë-xhematlinj.

Manifestimi ka filluar me një ashere nga Ahmet ef. Cilafi, ndërsa fjalët përshëndetëse i kanë paraqitur myftilerët e Shkupit dhe të Tetovës, mr. Qenan ef. Ismaili dhe dr. Qani ef. Nesimi.

Pas kësaj është dëgjuar një pjesë nga Kurani famëlartë, nga xhuzi 30, demonstruar nga hafëzi i ri.

Kalimin me sukses të Hifzit, me një paraqitje inspirative rasti, e ka përshëndetur Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. Hafëzat – ka thënë ai – janë lidhshmëri me Muhamedin (a. s.), i cili është hafëzi i parë. Pa fe nuk ka atdhe (vatan) dhe këto dyja gjithnjë shkojnë bashkë, përkatësisht feja dhe vatani kurrë nuk ndahen, ka thënë ai.

Kryetari i BFI-së mandej i ka uruar suksese hafëzit të ri, i bindur se ai do ta ruajë me xhelozi Kuranin dhe dijet që ka libri i shenjtë do t’i bart tek ummeti mysliman e më gjerë.

Në vazhdim Reis’ul-Ulemaja i ka dorëzuar Certifikatën e Hivzit hafëzit Venhar S. Arifi.

Duanë e ka bërë myftiu i Myftinisë së Gostivarit, hfz. Shaqir ef. Fetahu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit