10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vendet prodhuese të naftës të shqetësuar nga ulja e çmimit të naftës

Më të lexuarat

Ministri i naftës në Irak ka shprehur shqetësimin e thellë për uljen e çmimit të naftës.

Adel Abdulmehdi tha se ulja e çmimit të naftës nën 30 dollarë për fuçi ka krijuar shqetësime të shumta për vendet prodhuese të arit të zi.
Ulja e çmimit të naftës nën 30 dollarë për fuçi është niveli më i ulët i regjistruar në 12 vitet e kaluara.
Ndërkohë Serhan Ahmed një prej anëtarëve të komisionit financiar në parlamentin e Irakut ka thënë se mbështetja e qeverisë irakiane tek të ardhurat nga nafta është një gabim i madh.
Çmimi i naftës në tregjet botërore që nga nisja e këtij viti është ulur 18%. Ulja e çmimit të arit të zi ka krijuar probleme serioze për vendet prodhuese dhe do të ndikojë shumë në dobësimin e ekonomisë botërore.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit