16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vendet ku njerëzit punojnë më shumë dhe më pak nëpër botë…

Më të lexuarat

Në cilin vend në botë njerëzit punojnë më shumë? Dhe, çfarë është më e rëndësishme, ku punojnë më pak?

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Meksika, Kosta Rika dhe Koreja Jugut, renditen në krye të vendeve ku njerëzit punojnë më shumë orë, ndërsa Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia janë vendet ku punohet më pak orë.

Analiza merr në konsideratë numrin total të orëve të punës gjatë vitit dhe e ndan atë me numrin mesatar të njerëzve të punësuar. Ajo përfshin orarin e rregullt të punonjësve me kohë të plotë, kohë të pjesshme, orët e punës të paguara dhe të papaguara dhe orët e punës shtesë.
Punonjësit në Gjermani punojnë mesatarisht 1,356 orë në vit – rreth 900 orë më pak se ata në Meksikë. Kjo krahasohet me mesataren e vendeve të OECD 1,744 orë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 1,780 orë dhe Japoni 1,710 orë.

Në Gjermani, rreth 5% e punonjësve thanë se ata punonin në “orë mjaft të gjata” krahasuar me mesataren e vendeve të OECD me 13%, siç rezulton në një raport të OECD. Ndërkohë që ndryshimi mund të shpjegohet kryesisht nga sjelljet kulturore dhe faktorë të tjerë socialë, mund të ndikohet edhe nga politika. Koreja e Jugut, ku punonjësit punojnë më shumë se 2000 orë në vit, bëri bujë vitin e kaluar me lajmin kur Asambleja Kombëtare votoi reduktimin e numrit maksimal të orëve të punës në javë nga 68 në 52 orë.

Cilësia mbi sasinë

Ndërkohë që të dhënat ofrojnë një panoramë të praktikave të ndryshme kulturore dhe të punës, ato kanë edhe kufizimet e tyre krahasuar me statistikat, si rendimenti për orë pune apo masa të tjera të produktivitetit. Raporti i OECD tregoi edhe se vendet ku punohet më shumë shpesh nuk janë më produktivët. Edhe progreset në teknologji dhe revolucioni i katër industrial janë të destinuar të ndryshojnë aktorët në lojë.

“Partnerët socialë mund dhe duhet të luajnë një rol të rëndësishëm, në mënyrë që të sigurojnë që oferta e formimit të jetë në të njëjtën linjë me kërkesën aktuale dhe të ardhshme të aftësive” – deklaroi OECD. Kjo përfshin arritjen e “një shpërndarje të barabartë të përfitimeve të produktivitetit dhe mbështetjen e personave që humbin vendin e punës për shkak të ndryshimeve teknologjike ose në tregti”.

Cilësia dhe kreativiteti

Studime të ndryshme tregojnë se të punosh më pak orë në javë i bën njerëzit më të lumtur dhe produktivë dhe ekspertët e World Economic Forum’s Annual Meeting kanë mbështetur idenë e një javë pune më të shkurtër.
“Disa eksperimente kanë treguar se nëse reduktohet orari i punës, njerëzit janë në gjendje të ta përqendrojnë vëmendjen në mënyrë më efikase, tha Adam Grand, psikolog në Wharton School in Pensilvani. “Ata kanë më shumë rendiment, me më shumë cilësi dhe kreativitet dhe janë më besnikë ndaj kompanive që u japin fleksibilitetit për t’u kujdesur për jetën e tyre jashtë punës”.

*Emma Charlton, Senior Writer, Formative Content
Burimi: World Economic Forum

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit