Vdes gruaja e diktatorit Enver Hoxha, zahmet shpirti i pastë

0
121

Ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare, Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit të komunizmit, Enver Hoxha. Nexhmije Hoxha vdiq në banesën e saj në zonën e Laprakës në Tiranë, pranë familjarëve të saj, pranë fëmijëve, nipërve e mbesave. Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945. Ajo la pas tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.

Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, ndërsa prindërit e saj ishin me origjinë nga Dibra. Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul në Tiranë. Shkollën e mesme ajo e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë.

Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.

Nexhmije Hoxha ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941. Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit. Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror.

Sigurisht kjo ditë është një gëzim i madh për shqiptarët, që kanë vuajtur shumë nga diktatori dhe gruaja e tij, e cila kohëve të fundit publikojë një libër duke treguar me krenari dashurinë për atë kohë dhe pa frikë i tregon tmerret që u kanë shkaktuar njerëzve në Shqipëri. Allahu është më i Madhi, njerëzit sa do të fortë qofshin ato do të vdesin një ditë, e do të dalin para Tij me dhënë llogari për të gjitha veprimet e tyre. E kjo llogari qoftë sa më e rëndë për këto diktator, ateist dhe zullmqarë!