Vazhdojnë protestat kundër kazinove dhe pikave të basteve sportive në Maqedoni

0
38

Një numër qytetarësh protestuan në afërsi të qendrës tregtare Çairçanja kundër bastoreve dhe kazinove të shumta që gjenden në komunën e Çairit.

Protestuesit kërkuan që kazinot dhe bastoret të dislokohen dhe të largohen nga ambientet ku frekuentojnë të rinjtë dhe fëmijët.

“Më vjen keq që njerëzit e rritur e më të moshuar konsiderojnë se ajo është punë dhe i angazhojnë ndoshta edhe fëmijët. Kërkesa jonë kryesore është të ndalohen, ata të cilët janë kompetent dhe njerëzit që e dinë këtë punë dhe pushteti që këto ti largojnë nga mesi i qytetarëve sidomos ato që janë afër shkollave dhe fëmijëve. Ne e dimë se Çairi është komunë e ngushtë, këtu 25 bastore e kazino është punë e madhe”

“Ne do të luftojmë me mundësitë e tona përmes rrjeteve sociale do të luftojmë. Me siguri do të kemi kanosje prej atyre që e bëjnë këtë punë por ne nuk u kemi frikë”

“Ne do të përpiqemi të organizojmë edhe protesta më masovike, do ti bllokojmë rrugët nëse ka nevojë. Pra, kërkojmë urgjentisht që të dislokohen bastoret prej këtij rajoni. Do të paraqesim një iniciativë në Komunë, me nënshkrime dhe peticione, që të merren masat ligjore.”