4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

USHT dhe Universiteti Ahi Evran nga Kırşehiri i Turqisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Më të lexuarat

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti Ahi Evran nga Kırşehiri i Republikës së Turqisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus.

Marrëveshja është nënshkruar në Rektoratin e USHT-së, nga Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti dhe Rektori i Universitetit Ahi Evran, Prof. dr. Vatan Karakaya.
Programi Erasmus është projekt i Komisionit Evropian dhe në kuadër të  këtij programi bëhet shkëmbimi i studentëve, i stafit akademik dhe atij administrativ, mes universiteteve.
Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti theksoi se në këtë takim është biseduar edhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy universiteteve në fushën shkencore dhe atë arsimore. “Marrëveshja është nënshkruar në kuadër të programit Erasmus të  Komisionit Evropian. Ne në këtë drejtim kemi marrëveshje bashkëpunimi edhe me shumë universitete të tjera ndërkombëtare. Tani më, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti Ahi Evran do të mund të bëjnë shkëmbim të studentëve, si dhe stafit akademik dhe stafit administrativ. Gjatë takimit që zhvilluam, po ashtu ramë dakord që dy universitetet tona t’i forcojnë lidhjet arsimore dhe shkencore dhe në këtë mënyrë të arrijmë një bashkëpunim të fortë  akademik. Mendoj se të dy palët kemi interes të përbashkët në objektivat e shkëmbimit arsimor dhe në këtë mënyrë do të bëjmë shkëmbime reciproke”, tha Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.
Në takimin që u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti ishte i shoqëruar nga Prorektori për Arsim, Prof. dr. Alifeta Selimi, Sekretari i përgjithshëm, Adem Beadini, shefja e Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Mr. sc. Hatibe Deari dhe shefi i kabinetit të rektorit, Mr. sc Faton Shabani si dhe profesori i Fakultetit Filozofik, Doc.Dr. Musa Musai.
Ndërsa Rektorin e Universitetit Ahi Evran, nga Kırşehiri i Republikës së Turqisë, Prof. dr. Vatan Karakaya e shoqëronin prorektori, Prof. dr. Ahmet Gökbel, Sekretari i përgjithshëm, Doc. dr. Rüştü Yeşil, koordinatori për marrëdhënie ndërkombëtare, Doc. dr. Erman Akıllı dhe këshilltari i rektorit, Doc. dr. Ergin Kariptaş.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit