9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Urtësi nga haxhi

Më të lexuarat

Nga haxhi mësojmë shumë urtësi, të cilat haxhiu duhet t’i realizojë dhe t’i përjetojë shpirtërisht. Në vazhdim po veçojmë disa prej tyre:

-Konfirmimi i teuhidit, i njehsimit të Allahut të Lartësuar, kur haxhiu i përgjigjet ftesës së Krijuesit me fjalën e fuqishme, të bukur, të këndshme dhe të ëmbël “LEBEJK ALL-LLAHUM-ME LEB-BEJK – Të jemi përgjigjur Allah, të jemi të përgjigjur!”

-Veprimet e haxhit, të cilat haxhiu i kryen në përputhje me formulën “LEB-BEJK”, manifestohen me shpirt, gjuhë dhe veprim.

-Haxhi është ibadet që përfshin të gjitha llojet dhe format e adhurimeve me zemër, trup dhe pasuri.

-Haxhiu i cili u përmbahet mësimeve profetike duke u larguar nga fjalët e ndyta dhe gjynahet, kthehet i pastër në shtëpi, pa mëkate, ashtu siç ka lindur nga nëna.

-Haxhiu kujton Ditën e Gjykimit dhe qëndrimin e tij para Madhërisë Sunduesit Suprem. Haxhiu me ihram e me kokë të zbuluar, duke madhëruar Allahun dhe duke shqiptuar telbijen në tokën e Arafatit, shpreson për faljen e Tij.

-Haxhi është një kongres që fton muslimanët e botës pa dallim ngjyre, race, kombësie, pozite dhe autoriteti, të gjithë në një kohë dhe vend të caktuar që ta përmendin Allahun në ditët e përcaktuara. Kështu të gjithë të bashkuar nga formula “LEB-BEJK” tregojnë unitetin dhe gatishmërinë për të qenë umet i dobishëm.

-Haxhi forcon imanin e haxhiut, ripërtërin besën me Allahun e Lartësuar, shpreh gatishmërinë për pendim, freskon ndërgjegjen dhe ngre moralin.

-Haxhiu e ushtron veten me durim (sabër) për t’u bërë ballë lodhjeve, për të respektuar oraret dhe për të pranuar urdhrat.

-Haxhiu e pastron shpirtin me sinqeritet dhe kjo ripërtërin jetën, ngre moralin, forcon shpresën, krijon bindje pozitive ndaj Krijuesit Allah.

-Haxhiu kujton të kaluarën, fillet e para të thirrjes islame, aktivitetin dhe përpjekjen e Muhamedit salallahu alejhi ue selem për teuhidin e Allahut të Lartësuar.

-Haxhiu, kur merr rrugën për në Mekë, ndahet nga familja dhe miqtë dhe kjo i kujton vdekjen dhe ndarjen e domosdoshme, e cila nuk pranon kompromis.

-Haxhiu gjatë udhëtimit has vështirësi dhe lodhje, por kur shikimi i tij përballet me Qaben, ai i harron lodhjen dhe vuajtjet.

-Haxhiu vesh ihramin, veshjen e bardhë të ndarë në dy pjesë, e cila i kujton veshjen e qefinit dhe takimin me Allahun në Ditën e Gjykimit.

-Haxhiu i kryen ritualet ashtu siç e ka mësuar i Dërguari i Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ue selem; tavafin, saëjin, qëndrimin në Arafat, në Muzdelife, gjuajtjen e guralecëve, etj..

Të mos harrojmë se shpërblimi i personit të cilit i pranohet haxhi është xheneti i Allahut.

Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit