6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ura e Mostarit

Më të lexuarat

Nëntë vjet me radhë, prej vitit 1557 deri në vitin 1566, nën urdhwrat e Sulltan Sulejmanit të Madh, mjeshtëri turk i ndërtimit Neimar Hajrudin punoi për ngritjen e urës së tij. Një urë harkore prej guri, gati 30 metra e gjatë, pa mbajtëse mesi, 20 metra mbi lumin e vrullshëm në ngjyrë blu dhe të gjelbër Neretva, një ndërmarrje e guximshme për atë kohë.

Sipas legjendës mjeshtëri Hajrudin kishte hapur vet varrin e tij në rast se dukej e pamundur që ura të mund të qëndronte me një gjatësi të tillë. Por ajo nuk u rrëzua, një gjysmëhënë prej guri, u bë simbol i qyteti duke i dhënë emrin atij (“Most” që do të thotë urë) si dhe pjesë e natyrshme e rrethinës. Për kohën konsiderohej një mrekulli inxhinierie.
Përkundër disa luftërave dhe shumë tërmeteve ura qëndroi 427 vjet. Ajo kontribuoi për mirëqenien e qytetit Mostar nga njëra anë si rrugë lidhëse e nga ana tjetër si tërheqje turistike. Ura ka përfaqësuar lidhjen midis botës muslimane dhe asaj perëndimore.
Me 9 nëntor të vitit 1993 u rrëzua ura e vjetër e Mostarit. Pas disa ditë gjuajtjesh artilerie nga ushtria e kroatëve të Bosnjës blloqet shkëmbore ranë në Neretvë. Në luftën mes kroatëve dhe boshnjakëve përreth Mostarit, ura e vjetër nuk kishte asnjë rëndësi strategjike. Bëhej fjalë thjeshtë për shkatërrimin e një simboli të kulturës osmane.

Rindërtimi
11 vjet pas shkatërrimit, mbas 7 vjet rindërtimi dhe shpenzimit të 15 milionë dollarësh të dhuruara nga UNESCO, Banka Botërore dhe disa vende dhuruese, sot ura e Mostarit qëndron përsëri në këmbë. Qytetarët e Mostarit janë të impresionuar me ngjashmërinë që ka ura e re me urën e vjetër. Nuk është çudi: ajo është punuar me saktësi të madhe sipas recetës së vjetër. Secili gur është nxjerrë nga pjesët e urës së shkatërruar dhe është skalitur me dorë. Edhe sot nuk mund të punohet më mirë sesa mjeshtëri Hajrudin, sqaron koordinatori i projektit Rusmir Cisic. Në rindërtimin morën pjesë 59 shkencëtarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit