Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë thirrje për të kundërshtuar planin e Izraelit për aneksim

0
755

“SHBA-të janë përgjegjëse për këtë plan armiqësor duke aprovuar planin e Izraelit për të aneksuar territoret palestineze dhe duke shpallur Kudsin kryeqytet të okupatorëve”, thuhet në deklaratën e Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë

Stamboll

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë i bëri thirrje të gjithë umetit islam dhe botës që të kundështojnë planin e Izraelit për “ankesim” të njësive të venbanimeve të paligjshme hebreje që ndodhen në Bregun Perëndimor nën okupim dhe të Luginës së Jordanit që është territor palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali al-Karadagi, thuhet se SHBA-të janë përgjegjëse për këtë plan armiqësor duke aprovuar planin e Izraelit për të aneksuar territoret palestineze dhe duke shpallur Kudsin kryeqytet të okupatorëve.

Izraeli përfiton që e gjithë bota po merret me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), nga mbëshetja që SHBA-ja ofron me gjithë fuqinë e saj, nga dobësia dhe heshtja e vendeve arabe madje edhe nga mbështetja e shumicës së tyre për Izraelin, thuhet në deklaratën ku umetit islam dhe të gjithë botës i bëhet thirrje që të qëndrojnë kundër planit të Izraelit për “aneksim”.

Në deklaratën ku nënvizohet se qëndrimi i Unionit për kauzën palestineze është i fiksuar si përparësi e muslimanëve, thuhet se përgëzohen vende të tilla si Jordania e cila në këtë kauzë mbështet, ngre zërin dhe refuzon projektet e shtetit okupues për zgjerim.

Në planin e ashtuquajtur “Marrëveshja e Shekullit” që presidenti amerikan, Donald Trump e njoftoi më 28 janar bashkë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, janë të pranishme nenet që njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të njihen si “territor i Izraelit” dhe që qeveria e Tel Avivit të vazhdojë sundimin mbi Luginën e Jordanit që i përket Palestinës.

Një komision i përbashkët i përbërë nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, pas planit të ashtuquajtur plani për paqe, filluan procesin e hartëzimit në Bregun Perëndimor për “aneksimin” e rajoneve në fjalë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Netanyahut dhe liderit të aleancës “Kaltër dhe Bardhë” Benny Gantz, kryeministri izraelit që nga 1 korriku mund të paraqesë për miratim në Parlamentit ose në kabinet “aneksimin” e njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor dhe të Luginës së Jordanit.