7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

UNICEF: Vdekshmëria më e madhe e fëmijëve në Siri u regjistrua në vitin 2016

Më të lexuarat

Vitin e kaluar në Siri jetën e kanë humbur 652 fëmijë

NEW YORK (AA) – Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka deklaruar se shkalla më lartë e vdekshmërisë së fëmijëve në Siri është regjistruar në vitin 2016, kur jetën e kanë humbur të paktën 652 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i fundit i UNICEF-it tregon se fëmijët në Siri vitin e kaluar ishin viktima të dhunës “së paparë”.

Raporti tregon se ka patur një “rritje dramatike” të numrit të fëmijëve të vdekur dhe të plagosur dhe të fëmijëve nën moshën shtatë vjeçare.

Më tej theksohet se të paktën 255 fëmijë kanë humbur jetën në ose pranë shkollave, dhe se më shumë se 850 fëmijë, në mesin e të cilëve edhe më të vegjël se shtatë vjeç janë detyruar të luftojnë dhe janë përdorur si “ekzekutorë, kamikazë apo roje të burgut”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit