9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

UNESCO nuk e deklaron Islamin si fenë më paqësore në botë

Më të lexuarat

Këto ditë është duke qarkulluar një lajm që “UNESCO deklaron Islamin si fenë më të paqësore në botë”. Në të jepen disa emra dhe një çertifikatë si feja më paqësore në botë.
Por ky lajm është i rremë, ngase nëse bëjmë kërkim të thjeshtë në internet na del që ky lajm nuk ka referencë zyrtare nga UNESCO.
Emrat e përmendur aty, nuk kanë lidhje me UNESCO.

certificate-of-peace
Pastaj ka edhe disa probleme logjike, që kanë të bëjnë cerfitikatën dhe lajmin në përgjithësi. Ajo nuk mban asnjë vulë, përveç që është me një dizajnë që vërehet që është mashtrim.
Tjetra si dilemë logjike që shtrohet, kujt iu dha kjo certifikatë, që po iu referojka ky titull nderi?

Islami është e njohur se është fe e paqes, ngase Zoti i Madhërishëm në shumë versete të Kuranit porosit për paqe në botë, por po ashtu është i njëjti Zot që ndalon publikimin e lajmeve të pakonfirmuara. Islami nuk krenohet e as nuk nderohet me lajme të tilla./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit