14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Unë e mbaj emrin e Pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit (savs), dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejoj që dikush ta shkelë emrin e tij

Më të lexuarat

Në ditën e sotme, më 07 shkurt 1965, boksieri amerikan Cassius Clay, shpalli konvertimin e ‎tij në Islam dhe e ndërroi emrin e tij në Muhamed Ali.‎

Muhamed Aliu ishte sportisti i shekullit sipas “Sports Illustrated”, personaliteti sportiv i ‎shekullit sipas BBC dhe pronari i goditjes më të shpejtë në historinë e njerëzimit.‎

Ajo që të gjithë e dinë është se Muhamed Aliu ishte një njeri me grusht të fuqishëm, por ‎shumë nuk e dinë se zemra e tij ishte edhe më e fortë se goditja tij. ‎

Ai refuzoi të shkonte në Vietnam për të marrë pjesë në luftën që Amerika kishte nisur atje. Ai ‎tha: “Nuk do të shkoj atje në luftë. Ne muslimanët nuk luftojnë, përveçse në emër të Zotit. Pse ‎duhet të luftoj kundër njerëzve, që nuk i njoh dhe të cilët kurrë nuk më kanë quajtur zezak?”‎

Atij iu mor titulli dhe u ndalua të merret me boks për tre vjet, pastaj në vitin 1970, përsëri ‎triumfalisht u kthye në ring.‎
Përmes tij më shumë se një milionë amerikanë e kanë pranuan Islamin. Ai ka dhuruar më ‎shumë se 200 milion $ (dollarë) për shtypjen e Kuranit dhe fletushkave islame.
Pallatin e tij ‎e ka shndërruar në xhami dhe shkollë të Kuranit, si dhe e ka ndërtuar xhaminë më të madhe ‎në Çikago me mjetet e veta.‎

Në vitin 1990, është pritur në Shtëpinë e Bardhë së bashku me presidentin sovjetik Mihail ‎Gorbaçov, meqë rast atij ia dhuroi një kopje të Kuranit dhe e ftoi që ta pranonte Islamin, në ‎prani të presidentit të atëhershëm të Amerikës, Bushit të vjetër.‎

Muhamed Aliu në vitin 2002, e fitoi një yll në Shtegun e të falshëmve të Holivudit, por ai ‎refuzoi që emri i tij të shkruhet dhe të gdhendet në trotuar, duke thënë: “Unë e mbaj emrin e ‎pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit (savs), dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejoj që ‎dikush ta shkelë emrin e tij.” Për këtë arsye, vetëm ylli i Muhamed Aliut me emrin e tij është ‎i ndërtuar mbi Shtegun e të famshëmve.‎

Allahu e mëshiroftë boksierin e madh dhe njeriun e madh Muhamed Aliun dhe e ‎shpërbleftë me xhenet!‎

Edhem Sherkavi; http://saff.ba//‎

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit