Udhëzues për personat e infektuar me koronavirus që qendrojnë në shtëpi

0
115

Sistemi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona të diagnostikuar me koronavirus të cilët po kurohen në shtëpi. Këto këshilla shërbejnë që i sëmuri të mos e përhapë virusin tek persona e shëndosh.

1— Qendroni në shtëpi

Sidoqofshin simptomat, të lehta ose jo, duhet të qendroni në shtëpi për 7 ditë, që në momentin kur shfaqen simptomat. Qendrimi në shtëpi mbron nga përhapja e virusit.

2— Izolohuni brenda shtëpisë

Qendroni në një dhomë të ndarë nga ambjentet e tjera të shtëpisë, ose vecantë familjarëve të tjerë. Dhoma duhet të ketë dritare, sepse qarkullimi i ajrin ul nivelin e përqendrimit të virusit në ajrin brenda dhomës.

Nëse nuk keni mundësi të qendroni në një dhomë të veçantë, duhet të qendroni 3 metra larg pjestarëve të tjerë. Kjo mund të jetë e vështirë kur je në kontak me fëmi të vegjël, të moshuar ose të sëmurë.

Përdor gota, pjata, lugë, pirunj, peshqirë, çarçafë të veçantë. Mos pini në të njëtën gotë ose nga e njejta shishe.

Nëse keni një oborr, mund të dilni vetëm nëse qendroni 2 metra larg anëtarëve të tjerë të familjes. Nëse kjo gjë nuk është e mundur, atëherë duhet të dilni me radhë.

3 – Merrni ujë dhe ilaçe kundra dhimbjes

Pini sa më shumë ujë. Mund të përdorni ilaçe, si paracetamol ose ibuprofen, për të kuruar disa nga simptomat.

4 — Mbani higjenën personale

Dezinfektoni dhomën ku po qendroni dhe çdo objekt që prekni me dorë.

Mbeturinat personale si (letra hundësh) duhet të vendosen në dy qese plehrash, të mbyllura mirë dhe të vendosura veçmas nga mbeturinat e tjera në dhomën, ku ju jeni vetë izoluar. Mbajini veçantë të paktën 72 orë përpara se ti hidhni tek koshi i plehrave.

Kur ti lani rrobat e pista, mos i shkundni — kjo minimizon mundësinë për përhapjen e virusit në ajër. Rrobat e pista të personit të sëmurë duhet të lahen veçmas.

Lani duart shpesh gjatë gjithë ditës me sapun dhe me ujë për 20 sekonda ose përdorni dezifektant duarsh. Ky është hapi më efektiv për uljen e rrezikut të infeksioni tek vetja dhe tek të tjerët.