16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Turqia sërish në krah të Katarit; Erdogan përshëndet refuzimin e ultimatumit

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, përshwndeti vendimin e Katarit, për të refuzuar ultimatumin e vendeve fqinjë të Gjirit, i cili përmban një sërë kërkesash, si ajo për mbylljen e Tv Al-Jazeera, apo largimin e pranisë ushtarake turke atje.

Erdogan tha në një fjalim pas faljes së Namazit, se ultimatumi ndaj Katarit kishte shkuar shumë larg dhe se binte ndesh me ligjin e të drejtës ndërkombëtare.

“Ne mirëpresim qëndrimin e Katarit, sepse ne e konsiderojmë listën me 13 pika kundër të drejtës ndërkombëtare,” citohet Erdogan ,nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

“Ajo për të cilën po flasim, është një sulm ndaj të drejtave sovrane të një shteti. Nuk mund të ketë një sulm të tillë mbi të drejtat e sovranitetit të vendeve në të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti duan që Katari të zbatojë ultimatumin me 13 pika në këmbim të dhënies fund të bllokadës diplomatike dhe tregtare 3 javore.

Katër qeveritë arabe i dorëzuan kërkesat në Katar përmes ndërmjetësimit të Kuvajtit, të enjten.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit