12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

‘‘Washington Post’’: BE rrezikon të humbasë Turqinë

Më të lexuarat

Edhe një herë tjetër shtrohet nevoja e Perëndimit për Turqinë. Mediat Perëndimore shkruajnë se ajo që do të humbasë me anëtarësimin e Turqisë në Organizatën e Bashkëpunimit Shangai është Bashkimi Evropian dhe jo Turqia.

Të vështruarit ngrohtë nga ana e Turqisë të ftesës që Organizata e Bashkëpunimit Shangai i ka dërguar, Evropën e ka trembur shumë. Bota Perëndimore në shumë çështje ka nevojë për Turqinë dhe një anëtarësim i tillë në Shangai do të krijonte plagë të mëdha për Bashkimin Evropian.

SHBA është shumë e shqetësuar me politikat e gabuara të Bashkimit Evropian në mbajtjen larg vetes së Turqisë. Washington Post shkruan se anëtarësimi i Turqisë në Organizatën e Bashkëpunimit Shangai do të zvogëlonte veprimtarinë e Bashkimit Evropian në rajonin e Lindjes së Mesme.

Washington Post në analizën e publikuar shpjegon se Turqia është afër anëtarësimit në Organizatën e Bashkëpunimit Shangai dhe të kujton se bashkimi i Kinës me Rusinë është një bashkim kundër NATO-s. Pjesë e kësaj organizate janë Pakistani dhe India.

Politikat e gabuara po shtyjnë Turqinë drejt Kinës dhe Rusisë duke siguruar rritje dhe ndryshime influencash në Lindjen e Mesme, gjë e cila do të dobësonte rolin e BE-së në rajon.

Në lajmin e publikuar në gazetën ‘‘Washington Post’’ thuhet se me anëtarësimin e Turqisë në Organizatën e Bashkëpunimit Shangai, ajo që do të humbasë është Bashkimi Evropian dhe jo Turqia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit