TURQIA KËRKON RRITJEN E NUMRIT TË VËZHGUESVE NDËRKOMBËTARË NË SIRI

0
38

Siria ishte tema kryesore e takimit mes Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Presidentit Abdullah Gyl në Çikago, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Turqia kërkoi që numri i vëzhguesve në Siri të rritet në disa mijëra vetë.

Presidenti Abdullah Gyl u takua në Çikago me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun. Në takim u vlerësuan zhvillimet në Siri, Afganistan dhe në Qipro.

Siria ishte tema kryesore e takimit mes Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Presidentit Abdullah Gyl në Çikago, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Ban Ki Mun gjatë takimit u shpreh se dëshiron që Plani Anan të jetë i suksesshëm, kurse Presidenti Gyl ju përgjigj se ishte i të njëjtit mendim, por tërhoqi vëmendjen në rëndësinë që ka zbatimi pa kushte i të 6 pikave të planit.

Ban Ki Mun foli me konsiderata për kampet e ngritura në Turqi për të ardhurit nga Siria dhe tha se numri i vëzhguesve në Siri në një të ardhme të afërt do të rritet në 300. Lidhur me këtë Presidenti Gyl tha: “Këtë numër duhet ta rrisni në disa mijëra”.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara foli për rëndësinë e krijimit të kapacitet it civil në Afganistan pas tërheqjes së ISAF-it në vitin 2014-të nga ky vend dhe kërkoi nga Turqia që të vazhdojë të ofrojë asistencën e saj.

Presidenti Gyl tha se Turqia do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj, madje ndërmjet dy vendeve kanë filluar edhe negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit strategjik.

Në takim u fol edhe për çështjen e Qipros. Lidhur me ketë Presidenti Gyl u shpreh se vetëm pala turke duket se po përpiqet për një zgjidhje në çështjen e Qipros. Kurse Ban Ki Mun u shpreh se dështimi i bisedimeve mes palëve në Qipro kishte qenë një zhgënjim edhe për atë vetë. /trt/kohaislame