6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

I merret titulli për shkak valvimit të flamurit palestinez

Më të lexuarat

Kampioni turk i botës në Kung Fu Nexhmedin Erbakan Akjyz, pasi mori medaljen e artë e nxorri flamurin palestinez nga gjoksi dhe bëri vallëzimin dabke. Vepër e cila e çoi federatën europiane të Kung Fus tia suspendon këtë fitore dhe këtë medal.
Pasi e morri këtë lajm ai thotë:
Ndoshta jeta ime sportive përfundoi me këtë postim. Nuk më vjen keq që jeta ime sportive ka mbaruar as për sukseset e mia. Karriera ime, sporti im, paratë e mia, reputacioni im nuk janë më të rëndësishme se çdo jetë e pafajshme e humbur në Palestinë. Unë nuk do të marr medaljen time ose paratë e mia në jetën e përtejme. Do të doja të shkoja në jetën e përtejme si një njeri që u përpoq të ishte zëri i të pafajshmëve sa më shumë që mundi dhe që mori pëlqimin e Zotit”.


Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare të Federatës Evropiane thuhet: “Protesta politike që u mbajtë nga individë nga Turqia gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ishte e papranueshme. Në vendngjarje u morën masa të menjëhershme, duke përfshirë takime personale dhe protesta zyrtare, për të kundërshtuar me forcë këto ngjarje. Veprime të tilla nuk janë në përputhje me vlerat dhe standardet tona në komunitetin WKFE (European Wushu Kungfu Federation). Për këto incidente është nisur një hetim gjithëpërfshirës.
Nexhmedin Erbakan Akjuz vazhdon e thotë: Jam krenar me veten time për shqetësimin që kam shkaktuar, nuk jam penduar dhe më lejoni të them qartë se do ta bëj përsëri nëse do të kem mundësi përsëri. Mund të më ndëshkoni, mund të më hiqni kampionatet, nuk më intereson, atë veprim dhe postime e bëra duke rrezikuar t’i jap fund jetës sime sportive.
Çfarë kam për t’u thënë mbrojtësve të mizorive: Fjalët e mia, që do të dukeshin të ashpra për një qenie njerëzore, nuk do të të lëndojnë o foshnjë vrasës terrorist Izraelit. Do të ndaloj sportin nëse është e nevojshme do të heq dorë, por nuk do të heq dorë nga kauza, nga nderi im, nga karakteri im, vendimet që duhen marrë nuk kanë vlerë në sytë e mi.
PALESTINA E LIRË NGA LUMI NË DET.
Reagim burror nga një sportist i ri i cili kishte këtë sukses të madh në moshën 21 vjeçare.
Këto vendime të kësaj federate e shfaqin edhe një here hipokrizinë e disa organizatave botërore karshi atyre që përkrahin popullin e pafajshëm palestinez të cilët janë duke vuajtur nga barbaria e forcave okupatore sioniste.
Ai e thotë edhe këtë:
Cili do ishte reagimi i tyre, sikur unë të kisha valvitur një flamur izraelit?!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit