6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Turqia e vlerëson skandaloz vendimin e Greqisë për puçistin e FETO-s

Më të lexuarat

MPJ e Turqisë ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Greqisë e cila miratoi azilin për Suleyman Ozkaynakci, komplotistin e arratisur të FETO-s, për të cilën Turqia më parë disa herë ka kërkuar ekstradimin e tij

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës së Lartë të Greqisë, e cila i dha azil Suleyman Ozkaynakci, puçistit të arratisur të FETO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Greqisë e cila miratoi azilin për Suleyman Ozkaynakci, puçistit e arratisur të FETO-s, për të cilën Turqia më parë disa herë ka kërkuar ekstradimin e tij.

“Gjykata e Lartë greke duke refuzuar ankesën e dorëzuar nga qeveria dhe miratimin e azilit për Suleyman Ozkaynakci, një prej puçistëve të arratisur pas tentimit të grushtit të shtetit të 15 korrikut, ka vënë firmën mbi një vendim skandaloz”, thuhet në deklaratën e MPJ-së turke.

Gjithashtu u theksua se ky vendim është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare që Greqia ka, sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe përbën shkelje të dispozitave të Konventës lidhur me Statusin e Refugjatëve të vitit 1951.

“Greqia ka refuzuar më herët në mënyrë të përsëritur të ekstradojë puçistët tradhtarë Turqisë dhe kështu ka përgatitur terrenin për vendimeve të këtilla që janë fyerje për kombin turk. Greqia duhet të pushojë të jetë një port i sigurt për puçistët dhe të fshihet pas mekanizmave gjyqësore, ku mungesa e njohjes së ligjeve shkon deri në masën e shkeljeve të detyrimeve ndërkombëtare”, thotë ministria turke.

Të paktën tetë puçistë të FETO-s nga Turqia u arratisën në Greqi në mbrëmjen e tentativës së grusht shtetit. Për pjesëmarrje në tentativën e grusht shtetit të 15 korrikut të vitit 2016, pas të cilit qëndron organizata terroriste FETO, Turqia kërkoi ekstradimin e tyre, kurse ata kanë mohuar përfshirjen e tyre dhe kërkojnë azil në Greqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit