18.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Gjyqësori grek në anën e armiqve të Turqisë

Më të lexuarat

Ömer Çelik ka thënë se Turqia me vendosmëri do të vazhdojë luftën kundër terroristëve dhe se nuk do të harroj ata që u japin armë terroristëve dhe i mbrojnë me vendime gjyqësore

 

 Zëdhënësi i Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (Partia AK), Ömer Çelik, lidhur me vendimin e gjyqësorit grek sipas të cilës u miratua azili për puçistët e FETO-s, të cilët pas 15 korrikut të viti 2016 u arratisën në Greqi, ka deklaruar se gjyqësori grek me këtë vendim është rreshtuar në anën e armiqve të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çelik u prononcua nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku theksoi se gjyqësori grek ka nënshkruar edhe një vendim tjetër skandaloz.

“Fakti se institucionet gjyqësore në Greqi, një vend i cili në të kaluarën ka pësuar shumë nga grusht shtetet, nënshkruan vendime skandaloze me të cilat mbron puçistët, tregon qartë se drejtësia është lënë anash dhe përdoret për qëllime të tjera”, ka thënë Çelik.

Ai rikujtoi se puçistët e FETO-s janë armiqtë më të rrezikshëm të popullit dhe shtetit të Turqisë.

Më posht, Çelik po ashtu potencoi se lufta kundër puçistëve duhet të zhvillohet sipas principit të luftës kundër terroristëve dhe se standardet e dyfishta në luftën kundër terrorizmit janë mbështetje e terrorizmit, siç janë dhe vendimet me të cilat mbrohen puçistët duke mbështetur grusht shtetin.

“Hapur dhe në mënyrë të qartë gjyqësori grek me këtë vendim mban anën e armikut të Turqisë dhe puçistëve. Ky është një qëndrim i turpshëm dhe është shumë më i rëndë se mbështetja e terrorizmit”, ka thënë Çelik.

Ai shtoi se Turqia me vendosmëri do të vazhdojë luftën kundër terroristëve dhe se nuk do të harroj ata që u japin armë terroristëve dhe i mbrojnë me vendime gjyqësore.

Të paktën tetë puçistë të FETO-s nga Turqia u arratisën në Greqi në mbrëmjen e tentativës së grusht shtetit. Për pjesëmarrje në tentativën e grusht shtetit të 15 korrikut të vitit 2016, pas të cilit qëndron organizata terroriste FETO, Turqia kërkoi ekstradimin e tyre, kurse ata kanë mohuar përfshirjen e tyre dhe kërkojnë azil në Greqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit