5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Turqia do të formojë “kiber armatë”

Më të lexuarat

Turqia do të formojë “kiber armatë” detyra e të cilës do të jetë garantimi i sigurisë së hapësirës së internetit dhe informacioneve, paralajmëroi sot ministri turk i Transportit dhe Lidhjeve Ahmet Arsllan.
“Kiber sulmet paraqesin kërcënim të madh dhe prandaj do të krijojmë strukturë e cila do ta sigurojë sigurinë në këtë sferë”, theksoi Arsllan në një intervistë për gazetën “Hyrijet”.
Ai paralajmëroi se në “kiber armatën” do të angazhohen rreth 13.000 “hakerë të bardhë”, të cilët do të ndahen në pesë grupe.
Arsllan theksoi se Turqia nuk ka pësuar dëme nga kiber sulmi global i javës së kaluar, falë paralajmërimit në kohë që autoritetet e kanë dërguar deri te të gjitha firmat dhe institucionet.
“Ekziston koordinim në lidhje me këtë çështje. I kemi paralajmëruar institucionet për kiber sulm të mundshëm dhe iu rekomandojmë t’i azhurnojnë programet e tyre antivirus. Prandaj në mënyrë të sigurt e kemi mbijetuar sulmin e fundit”, tha Arsllan.
Sipas tij, midis kompanive turke dëm të vetëm nga kiber sulmi ka pësuar fabrika “Okaj-Reno” në Bursa.
Nga fundi i javës së kaluar qindra mijëra kompjuterë në mbarë botën ishin viktima të kiber sulmit global me virusin “Wanna Cry”, me ç’rast hakerët kërkuan t’ju paguhet “ryshfet” në bitkoin për t’i liruar sistemet kompjuterike nga virusi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit