8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Turqia dhe rajoni i Kurdistanit arrijnë marrëvshje të rëndësishme

Më të lexuarat

Turqia dhe rajoni i Kurdistanit në Irak kanë arritur një marrëveshje, nga e cila pritet të mundësohet sjellja e një sasie të madhe të naftës dhe gasit natyral në tregjet evropiane.

Një raport ekskluziv i Reuters-it, duke cituar burime të përfshira në marrëveshje, bën të ditur se Ankaraja dhe Qeveria rajonale e Kurdistanit në veri të Irakut, kanë arritur marrëveshje për ndërtimin e gypave, të cilët do ta sjellin gasin nga Kurdistani në Turqi, dhe prej andej gjetiu në Evropë.

Sipas marrëveshjes sistemi i gypave që do të ndërtohet do të ketë kapacitet për bartjen e rreth dy milionë fuqive naftë në ditë, ndërsa gypat e gasit do të kenë mundësi të transportojnë rreth dhjetë miliardë metra kub gas në vit.

Marrëveshje nuk e ka aprovimin e qeverisë qendrore në Bagdad, e cila ka thënë disa herë se nuk do ta njohë si legjitime asnjë marrëveshje që arrihet pa miratimin e saj./rel/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit