23.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Shqiptari Agim Deva është kryetar i Mitrovicës së Veriut?

Më të lexuarat

Kryetari i ri i Mitorvicës së veriut është shqiptar. Kështu tha Emir Azemi, bartës i listës së PDK-së për Mitrovicën e Veriut.
Duke kërkuar që të mos anulohen zgjedhjet në veri, Azemi tha se shkas i prishjes së tre vendvotimeve është dalja masovike e shqiptarëve në veri dhe jehona e vogël e votuesve serbë.

“Informacionet tona thonë se dymijë vota kanë shkruar për Agim Devën, derisa 500 vota tjera kanë qenë për serbët. Kjo ka qenë arsye pse u prishën kutitë e votimit në tri qendra të veriut të Mitrovicës. Kjo u pa qartë edhe nga deklarata e Kërstimir Panticit pasditen e së dielës se Hashim Thaci po na mund në veri”, theksoi Azemi.

Duke folur në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës përballë gazetarit Kushtrim Sadiku, Azemi deklaroi se OSBE ka ndërprerë procesin e votimit në formë arbitrare edhe në Suhadoll, Lagje të Boshnjakëve e në Kodrën e Minatorëve edhe pse aty nuk ka pas probleme.

Kandidati i vetëm shqiptar në veri të Mitrovicës është Agim Deva i PDK-së. /Klan Kosova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit