10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tunizia bën apel kundër sulmeve të Izraelit

Më të lexuarat

Tunizia u ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) dhe institucioneve ndërkombëtare që të mbajnë përgjegjësinë që u takon për të ndaluar shkeljet dhe sulmet e Izraelit ndaj popullit palestinez.

Në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Tunizisë, lëshuar me rastin e 30-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit palestinez, kërkohet nga KS i OKB-së dhe institucionet ndërkombëtare të marrin përgjegjësinë e tyre për të ndaluar Izraelin nga sulmet që kryen ndaj popullit palestinez.

Deklarata u bën thirrje gjithashtu edhe organizatave ndërkombëtare të ndalojnë planet e Izraelit për të ndryshuar statusin historik dhe ligjor të Jerusalemit dhe territoret palestineze që i mban të pushtuara; për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve çifute në kundërshtim me rezolutat e OKB-së dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare dhe për të ndaluar shkeljet në lidhje me vendet që konsiderohen të shenjta për të krishterët dhe myslimanët.

Tunizia mbështet përpjekjet ndërkombëtare që bëhen për një paqe gjithëpërfshirëse dhe të drejtë të bazuar në një zgjidhje me dy shtete, vazhdon komunikata e MPJ të këtij vendi.

Në të njëjtën mënyrë, thekson komunikata në fjalë, vazhdon të mbetet i pandryshuar qëndrimi i Tunizisë në lidhje me të drejtën e popullit palestinez për të krijuar një shtet të pavarur palestinez me kufijtë e vitit 1967 dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit