Torturohen në burg dy shqiptarë(video)

0
47

Gardianet e burgut te Manastirit kane ushtruar dhune dhe torture ndaj 2 shqiptareve te paraburgosur lidhur me vrasjen e pesefishte qe ndodhi muajin e kaluar ne Shkup. Denoncimi eshte bere nga familjaret e personave te paraburgosur dhe me pas eshte konfirmuar edhe nga Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti.

Familjaret qe kane vizituar te paraburgosit kane verejtur se te afermit e tyre kane shenja te dukshme qe tregojne se jane keqtrajtuar. Partite shqiptare kane denuar ashper dhunen ndaj dy te paraburgosurve. Partia Demokratike Shqiptare, ka kerkuar doreheqjen e ministrit te Drejtesise Blerim Bexheti, qe eshte kuader i partise shqiptare ne pushtet BDI. “Ministri i Drejtesise Blerim Bexheti duhet të kerkonte pergjegjesi ndaj drejtorit te Burgut te Manastirit ku u keqtrajtuan te paraburgosurit. Une pres tani qe ministri i Drejtesise te jape doreheqje. Imagjinoni ndodh keqtrajtim i qytetareve shqiptare ne nje ministri qe udhehiqet nga kuader i BDI-se”, tha Zijedin Sela, deputet i PDSH-se. Nderkohe, ministri i Drejtesise, Blerim Bexheti ka vizituar burgun e Manastirit per te inspektuar nga afer gjendjen lidhur me kete rast. Ai ka thene se ka urdheruar drejtorine qe hetoj rastin dhe te veproj ne perputhje me dispozitat ligjore.Partia tjeter opozitare RDK, dyshon se ne mungese te fakteve per te akuzuarit, institucionet e shtetit po perdorin dhunen per te detyruar ata te pranojne fajin qe nuk e kane bere. “Mendoj se perdorimi i forces kunder te arrestuarve deshmon qarte ndoshta hetuesia nuk ka argumente te forta dhe nepermjet perdorimit te forces maltretimit, tentohet te nxirren edhe te dhena relevante qe te mund te akuzohen”, tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së. Shqetesime lidhur me ushtrimin e dhunes ndaj dy te paraburgosurve kane shprehur edhe organizatat nderkombetare per te drejtat e njeriut./tch/kohaislame