4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Policia parandalon një vetëvrasje në Ferizaj

Më të lexuarat

Në orët e para të mëngjesit policia e Ferizajt kishte marrë një informacion për një përpjekje të vetëvrasjes. Qytetari A. I. (33 vjeç) nga Ferizaj, pas rënies në zhgënjim të thellë, kohë më parë i kthyer nga bota e jashtme, kishte vendosur t’i japë fund jetës, mirëpo ndërhyrja e policisë parandaloi një veprim të tillë.

“Rreth orës 3 të mëngjesit, patrulla e Stacionit Policor të Ferizajt ka arritur në vendin e ngjarjes dhe përmes negociatave të mundimshme, ka arritur ta bindë këtë person që ta ulë revolen nga koka dhe pastaj me shpejtësi iu hodhën mbi për ta penguar bërjen e aktit të tillë ndaj vetes”, bën të ditur zëdhënësi rajonal i PK-së Agim Gashi. Qytetari i zhgënjyer i kishte thënë policisë se “ai ndjehej i braktisur nga të gjithë, bile edhe nga gruaja e tij”. Nga zyrtarët policorë viktima menjëherë është dërguar në urgjencën e Spitalit të Ferizajt ku i është dhënë ndihmë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit