10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Toleranca e Islamit nuk është dobësi dhe as nuk lejon ti bëhet padrejtë – thotë imami i Qabes

Më të lexuarat

Shejh Abdurahman Al-Sudais, kreu i Presidencës për çështjet e dy xhamive të shenjta, theksoi se toleranca në Islam nuk e ndalon askënd për të ndërmarrë hapa të vendosur dhe vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit. Duke folur në hutben e Xhumasë në Xhaminë e Madhe në Mekë, Shejhd Sudejs , i cili është gjithashtu imam dhe hatib i xhamisë së shenjtë, tha se toleranca në Islam gjithashtu nuk ndalet nga të qenit i vendosur dhe vendimtar në ruajtjen e vendeve të shenjta, rritjen e integritetit, luftimin e rreziqeve të drogës dhe pijeve alkoolike, luftimin e lajmeve të fabrikuara dhe thashethemet e shpërndara nëpër faqet e rrjeteve sociale, ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e përhapjes së kaosit.

Ai riafirmoi se parimet themelore të Sheriatit Islam janë të dizajnuara për t’i shërbyer interesave më të gjera të njerëzve, duke sjellë përfitime për ta përveç për të penguar të keqen dhe për të lehtësuar vuajtjet e tyre. “Islami është një fe e mesatarisë dhe tolerancës, dhe një mëshirë për të gjithë njerëzimin”, tha ai.

Duke iu referuar pushtimit të vazhdueshëm nga Izraeli të qytetit të shenjtë të Jerusalemit, Shejh Sudejs theksoi se toleranca në Islam nuk është dobësi, as do të jetë një urë kalimi për të pushtuar tokat e veta ose për të konfiskuar vendet e saj të shenjta. “Shpirtrat tanë janë të parëndësishëm në krahasim me vendet e shenjta të Islamit dhe mbrojtjen e tyre. Terroristi i vërtetë është ai që nis agresionin, ndërsa ai që mbron vendin e tij dhe vendet e saj të shenjta nuk është aspak terrorist “, tha ai duke u kujtuar besimtarëve se çështja kryesore e muslimanëve në botën bashkëkohore është çështja e Xhamisë El Aksa dhe qyteti i shenjtë arab dhe Islam i Jerusalemit, i cili përgjithmonë do ti takoj Islamit dhe arabëve pa marrë parasysh shtypjes./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit